×
  • Lajme
  • Lajme

    Osmani takohet me drejtorin për Evropën në Këshillin e Sigurisë Kombëtare: Mbështetës i palëkundur në vlerat Kosovë-ShBA

    FrontOnline
    13 Korrik 2024

    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka takuar drejtorin e lartë për Evropën në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të ShBA-së, Michael Carpenter.

    Osmani tha Carpenter është një figurë kyçe pas Samitit të NATO-s dhe mbështëtes i palëkundur në vlerat që i bashkojnë Kosovën dhe ShBA-në.

    “Në fund të Samitit të NATO-s pata rastin ta falënderoj drejtorin e lartë për Evropën në Këshillin e Sigurisë Kombëtare, Michael Carpenter. Një figurë kyçe pas suksesit të #NATO75 dhe një mbështetës dhe besimtar i palëkundur në vlerat që bashkojnë Kosovën dhe SHBA-në. Përpjekjet e tij forcojnë angazhimin tonë të përbashkët për paqen dhe sigurinë”, shkroi Osmani.

    E para e shtetit, pas Washingtonit do të udhëtojë për në Britani të Madhe ku do të marrë pjesë në Konferencën e Komunitetit Politik Evropian, që pjesë e agjendës do të jetë edhe Ukraina./Front Online/

    Nga Rubrika
    Lajme20 Korrik 2025
    Ish-ministri i Financave, Haki Shatri, në një prononcim për “Front Online” ka folur lidhur me bllokimin e 882 milionë eurove nga Plani...
    Lajme20 Korrik 2025
    Një rast i dhunës më familje është raportuar në Klinë, ku dyshohet se vellai bashkë me gruan e tij ka rrahur motrën....
    Lajme20 Korrik 2025
    Nëntë persona, mes tyre pesë femra, një mashkull dhe tre të mitur janë lënduar nga Skënderaj si pasojë e rrëzimit të luhatëses,...
    Të tjera
    Lajme20 Korrik 2025
    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot mbi vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Sipas...
    Lajme19 Korrik 2025
    Teuta, bija e Presidentit historik Ibrahim Rugova, do të martohet javën që vjen. Ajo do të kurorëzohet në Katedralën Nënë Tereza në...
    Sport19 Korrik 2025
    Boksieri ukrainas, Usyk ka fituar ndeshjen kundër britanikut, Dubois. Në rundin e 5-të, Usyk arriti të nokautoj britanikun, duke e rrëzuar dy...
    Lajme19 Korrik 2025
    Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy person E.H 44-vjeçar dhe S.M, 39-vjeçare për vjedhje të rëndë në një kioskë...
    Lajme19 Korrik 2025
    “Po duket që Limaj po e lyp diçka që nuk mundet pas, e Kurti po e lyp ndonjë justifikim të ri.” – Kështu...
    Sport19 Korrik 2025
    Sipas FIFA-s, Kupa e Botës për Klube e zhvilluar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka pasur një ndikim të jashtëzakonshëm global,...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.