Kryetarja e Kuvendit të Kosovës Vjosa Osmani ka folur për njohjen nga Izraeli dhe hapjen e Ambasadës së Kosovës në Jerusalem, si pika të marrëveshjes në Uashington, raporton Front Online.
Ajo theksoi se delegacioni i Kosovës gaboi kur nuk insistoi të paktën që të shtyhet për pak kohë, hapja e Ambasadës së Kosovës në Jerusalem.
“Nuk është pak por si duket është shumë problematike për ta (BE’në). Unë nuk e di as a e kuptuar pala kosovare rëndësinë e një çështje të tillë dhe kjo ndodh kur njerëz pa përvojë në këtë fushë negociojnë”, tha Osmani në emisionin ‘Desku’ në KTV.
Por a i mungon përvoja Skender Hysenit?
“z.Skender Hyseni nuk është i papërvojë por nuk është që ka marrë vendime të mira politike për gjatë karrierës së tij. Pra duhet edhe kualiteti i përvojës”, tha Osmani.
“Nuk po flas si Ministër i Jashtëm por si politikan. Nuk është problemi te numri i viteve përvojë por edhe te kualiteti i asaj përvoje Nuk e di sa z. Hyseni ka qenë i involvuar në negocimin e SHBA’të gjatë kësaj periudhe sepse s’jemi informuar mirëpo po flas për çështjen e Jerusalemit në përgjithësi”, shpjegoi ajo.
“Të gjithë ne e kemi mirëpritur njohjen e Kosovës nga Izraeli edhe pse po presim formalizim konkret mirëpo unë mendoj që së paku Kosova të insistojë atë që ka bërë Serbia që të shtyhet deri vitin e ardhshëm në mënyrë që deri në atë kohë tua shpjegojë partnerëve europian se pse e ka marrë këtë vendim”, theksoi Osmani.