Kryeparlamentarja Vjosa Osmani ka ngushëlluar familjarët e 6 personave që humbën jetën si pasojë e koronavirusit sot në Kosovë përmes një postimi në Facebook.
Në të njëjtin postim, Osmani i kërkoi Qeverisë që urgjentisht ta sjellë për miratim në Kuvend, Ligjin për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë Covid-19.
Kjo për shkak se ky ligj, sipas saj, mundëson mes tjerash, të ndërmerren masa strikte për parandalimin e pandemisë, shkruan Front Online.
Postimi i saj i plotë:
Sot ishte ditë e rëndë për Kosovën. Humbëm gjashtë jetë njerëzish nga virusi Covid-19. Jetët, edhe kur shtrëngohemi t’i përmbledhim në numra, nuk janë numra, sepse prapa secilës jetë, prapa secilës humbje, qëndron një histori njerëzore, qëndron dhimbja e prindërve për fëmijët e tyre ose e fëmijëve për prindërit dhe në fund dëshpërimi për humbjen e madhe.
Ngushëllime familjeve që humbën më të dashurit e tyre. Ndaj dhimbjen me secilën familje të prekur dhe lutem që të sëmurët nga virusi të shërohen sa më parë. Bëj thirrje edhe një herë që mbrojtja e të drejtës në jetë të vendoset prioritet mbi prioritetet, sepse as ekonomia e as fushat e tjera nuk do të mbijetojnë nëse nuk sigurojmë shëndetin e popullatës sonë. Qeveria duhet mos ta mbajë më peng Ligjin për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë Covid-19, të cilin e kemi inicuar dhe hartuar në Kuvend qysh në prill, por ta sjellë urgjentisht në mënyrë që të mund ta amandamentojmë dhe pastaj miratojmë. Ky ligj është posaqërisht i nevojshëm për t’i dhënë kompetenca shtesë organeve ligj-zbatuese në mënyrë që të ndërmerren masa strikte për parandalimin e pandemisë.
Ky virus vret. Mos u besoni atyre që thonë se nuk ekziston. Mos u besoni as atyre që e minimizojnë rrezikun. Prandaj të kujdesemi secili për veten e familjet tona duke mbajtur maska, distancë e higjienë.

Të tjera
-
LajmeSot mblidhet KQZ-ja08:08 | 06 Korrik 2022
-
08:05 | 06 Korrik 2022
-
08:00 | 06 Korrik 2022
-
07:35 | 06 Korrik 2022
-
07:33 | 06 Korrik 2022
-
07:31 | 06 Korrik 2022
-
07:29 | 06 Korrik 2022
-
07:26 | 06 Korrik 2022
-
00:07 | 06 Korrik 2022
-
23:52 | 05 Korrik 2022
-
23:32 | 05 Korrik 2022
-
23:24 | 05 Korrik 2022