×
  • Lajme
  • Lajme

    Osmani priti në takim përfaqësuesin special të Norvegjisë për Ballkanin Perëndimor

    FrontOnline
    08 Mars 2021

    U.d. Presidentja Vjosa Osmani priti sot në takim përfaqësuesin special të Norvegjisë për Ballkanin Perëndimor Arne Sannes Bjornstad, të shoqëruar edhe nga ambasadori norvegjez Jens Erik Grøndahl.

    Ai ka përgëzuar u.d. Presidenten Osmani për rezultatin zgjedhor dhe ka thënë se kjo shënon hapjen e një kapitulli të ri në politikën kosovare.

    Po ashtu, u diskutua për rëndësinë e konstituimit të institucioneve dhe nevojës për t`u fokusuar në një program zhvillimor që garanton një jetë më të mirë për të gjithë qytetarët në vend.

    “U.d. Presidentja Osmani dhe Bjornstad  kanë diskutuar edhe për mundësinë e sigurimit të vaksinave anti Covid, në veçanti për personelin mjekësor dhe kategoritë e ndjeshme”, thuhet ndër të tjerash në njoftimin për media.

    Të dy bashkëbiseduesit i kanë vlerësuar relacionet e mira ndërmjet Kosovës dhe Norvegjisë dhe kanë përsëritur përkushtimin e mëtejmë për intensifikimin e marrëdhënieve.

     

    Petrol Company feston në Sos Fshatrat e Fëmijëve dhe në Sos Kopsht
    Nga Rubrika
    Lajme18 Prill 2024
    Vrasja e dy grave brenda pesë ditëve ka shqetësuar edhe Rrjetin e Grupit të Grave. Adelina Berisha, nga Rrjeti i Grupit të...
    Kronika18 Prill 2024
    Është arrestuar një serb në Leshak, pasi i njëjti dyshohet se ka hyrë ilegalisht në Kosovë. Policia ka njoftuar se me vendim...
    Lajme18 Prill 2024
    Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Ahmet Ismaili, është pritur në Departamentin e Thesarit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, bashkë me...
    Të tjera
    Bota/Rajoni18 Prill 2024
    Bashkimi Evropian është pajtuar për të shtuar sanksionet mbi prodhuesit iranianë të dronëve dhe raketave. Lëvizja pritet që të pasojë pas sulmit...
    Bota/Rajoni18 Prill 2024
    Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky u është drejtuar liderëve të BE-së, duke u thënë atyre se duhet të bëjnë më shumë. Zelensky u...
    Lifestyle18 Prill 2024
    Marrja e suplementëve të acideve yndyrore omega-3 është e dobishme për shëndetin e organizmit. Megjithatë, përfitimi i të gjitha vlerave është në...
    Kronika18 Prill 2024
    Mbi 10 mijë raste të raportuara të dhunës në familje janë bërë në Policinë e Kosovës prej vitit 2020 deri më 2023...
    Vip18 Prill 2024
    Ish-reperi Fero ka dhënë lajmin e ëmbël. Motra e tij ka sjellë në jetë një vajzë të cilën e ka pagëzuar me...
    Sport18 Prill 2024
    Sir Alex Ferguson i ofroi Paul McGrath 100,000 euro për të lënë thjesht futbollin dhe këtë tani e ka zbuluar ish-mbrojtësi i...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.