×
  • Lajme
  • Lajme

    Osmani pranon urime për 17-vjetorin e pavarësisë edhe nga Shqipëria, Zvicra, Çekia dhe Kuvajti

    FrontOnline
    19 Shkurt 2025

    Presidentja Vjosa Osmani ka pranuar një mori urimesh nga liderë të shumtë të shteteve të ndryshme të botës.

    Presidenca e Kosovës ka bërë të ditur të mërkurën se Osmani pranoi urime edhe nga homologu i saj shqiptar, Bajram Begaj, nga presidentja e Zvicrës, Karin Keller-Sutter, presidenti i Republikës së Çekisë, Petr Pavel, si dhe princi i kurorës së Kuvajtit, Sabaj Khaled Al-Hamad Al Sabah.

    Begaj në urimin e tij ka përgëzuar institucionet dhe qytetarët e Kosovës për përkushtimin e tyre në ndërtimin dhe konsolidimin e një shteti të pavarur, sovran dhe demokratik.

    Begaj ka vlerësuar faktin që Kosova është një realitet i pakundërshtueshëm dhe një partner i besueshëm në rajon, duke theksuar kontributin e saj për paqen, sigurinë dhe prosperitetin. Ai ka theksuar rëndësinë e intensifikimit të marrëdhënieve “si dy shtete të një kombi me një të ardhme të përbashkët euroatlantike”.

    Ndërkaq, në mesazhin e saj, Keller-Sutter ka shprehur kënaqësinë dhe urimet më të përzemërta për popullin e Kosovës, duke potencuar marrëdhëniet e ngushta dhe të larmishme në mes dy vendeve.

    Sipas presidentes zvicerane, këto marrëdhënie do të thellohen edhe më tej në vitet në vazhdim, duke u udhëhequr nga përkushtimi i përbashkët për stabilitet, paqe dhe siguri.

    Pavel  ka rikonfirmuar mbështetjen e palëkundur të Republikës Çeke për zhvillimin demokratik të Kosovës dhe për rrugëtimin e saj drejt integrimit euroatlantik. Ai ka shprehur besimin e tij se marrëdhëniet dypalëshe ndërmjet Kosovës dhe Çekisë do të vazhdojnë të zhvillohen me sukses, duke u bazuar në miqësinë dhe përkushtimin e ndërsjellë për vlerat demokratike dhe stabilitetin rajonal.

    Kurse, princi i Kurorës së Kuvajtit Sabah Khaled Al-Hamad Al Sabah, duke potencuar miqësinë dhe bashkëpunimin e ngushtë në mes dy vendeve, është shprehur: “Me këtë rast ju përcjell urimet më të mira për shëndet të plotë e lumturi për Republikën e Kosovës dhe popullin e saj mik, zhvillim e prosperitet të mëtejshëm”.

    Nga Rubrika
    Lajme23 Mars 2025
    Një shtëpi në Rahovec është përfshirë nga zjarri. Përveç saj, zjarri ka kapluar edhe kulmin e një shtëpie afër saj. Zjarrfikësit e...
    Lajme23 Mars 2025
    10 persona janë arrestuar në Gjakovë nën dyshimin për organizim të skemave piramidale. Gjatë kontrollit në dy lokacione janë gjetur dhe sekuestruar...
    Lajme23 Mars 2025
    Një burrë ka raportuar se persona të panjohur kanë hyrë në shtëpinë e tij dhe kanë vjedhur stoli ari, para të gatshme...
    Të tjera
    Vip22 Mars 2025
    Ish-banorët e edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova, janë mbledhur sërish së bashku. Siç duket, iniciativën e patën çifti që...
    Bota/Rajoni22 Mars 2025
    Dy shqiptarë raportohet se janë përfshirë në një zënkë të përgjakshme në Selanik të Greqisë. Sipas mediave lokale, gjatë përleshjes është përdorur...
    Lajme22 Mars 2025
    I pari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka bërë të ditur se ka qëndruar në Llap sonte ‘‘mes njerëzve zemërhapur’’...
    Lajme22 Mars 2025
    Biznesmeni Behgjet Pacolli, e ka akuzuar ministrin e Bujqësisë, Faton Peci për shpifje dhe gënjeshtra Pacolli në postimin e tij të bërë...
    Bota/Rajoni22 Mars 2025
    Një organizatë shqiptare e narkotrafikut me bazë në Bolonja të Italisë që importonte kokainë nga portet evropiane, është goditur nga policia. 19 persona...
    Bota/Rajoni22 Mars 2025
    Kryetari i bashkisë së Stambollit, Ekrem Imamoglu doli para policisë për t’u marrë në pyetje mbi akuzat e lidhura me terrorin të...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.