×
  • Lajme
  • Lajme

    Osmani për vizat: Jemi optimistë, por s’përfundon gjithçka më 13 tetor

    FrontOnline
    06 Tetor 2022

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në një konferencë për media në Pragë, ka folur për takimin e 13 tetorit ku pikë e rendit të ditës është edhe çështja e vizave për Kosovën.

    Për këtë është shprehur me optimizëm, por ka thënë se duhet jemi të kujdesshëm sa i përket atij takimi, pasi nuk përfundon gjithçka aty dhe se ka shumë hapa të tjerë deri në hyrjen në fuqi.

    Ajo ka folur edhe për takimet që ajo i ka pasur në këtë samit.

    “Sa i përket kryeministrit të Greqisë e kam takuar edhe dy herë më herët në takime bilaterale të detajuara për raportet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, pra është hera e tretë që po e takoj, ndërkaq kryeministrin e Sllovakisë është hera e parë që e takoj. Këto janë shtete që nuk e kanë njohur Kosovën, por të dyja kanë qëndrime konstruktive sepse asnjëherë nuk e kanë bllokuar rrugën evropiane të Kosovës. Kisha mundësinë të kërkojë përkrahje përtej tyre me disa prej çështjeve me të cilat po ballafaqohemi tani dhe po shpresoj që jemi në rrugë të drejtë por në fund këto do të jenë vendime të institucioneve të këtyre dy shteteve, ne kemi shpjeguar argumentet tona se pse është me rëndësi Kosova të ecë në mekanizmat ndërkombëtar. Siç e thash tani do të presim edhe vendimet e tyre. Çka është me rëndësi këto shtete asnjëherë nuk e kanë e bllokuar liberalizimin e vizave për Kosovën edhe pjesë janë shtete mosnjohjes në fakt na kanë përkrahur edhe publikisht”, tha Osmani.

    Ajo është shprehur se presin që takimi i 13 tetorit ku takohet grupi punues për viza do të dëgjohet nga të gjitha këto shtete duke na përkrahur zëshëm, pavarësisht çfarë qëndrimi kanë sa i përket pavarësisë.

    “Shpresojmë, natyrisht jemi optimist por edhe të kujdesshëm sa i përket atij takimi, po nuk përfundon gjithçka aty se ka shumë hapa të tjerë siç e dini deri në hyrjen në fuqi. Çka është me rëndësi është që sot një rivlerësim i Komisionit Evropian, i është dërguar të gjitha shteteve anëtare është jashtëzakonisht pozitiv, dhe në të njëjtën kohë ky rikonfirmimim i KE-së i njofton të gjitha shtete anëtare edhe për të gjitha reformat që janë kryer këtë 1 vit e gjysme duke i vlerësuar ato si reforma pozitive”, tha ajo.

     

    Shkëlqim Devolli takon guvernatorin e Texasit, Greg Abbott, flasin për rritje bashkëpunimi Kosovë – ShBA
    Nga Rubrika
    Ekonomi25 Prill 2024
    Ministri i Financave, Hekuran Murati tha se aktualisht janë 300 milionë euro shumë totale në formë të marrëveshjeve ndërkombëtare që sipas tij,...
    Lajme25 Prill 2024
    Institucioni i Avokatit të Popullit është shprehur jashtëzakonisht i shqetësuar në lidhje me deklarimet e fundit për ngacmimet seksuale në Universitetin Publik...
    Lajme25 Prill 2024
    Partia Socialdemokrate, ka mbajtur të enjten një aksion simbolik para ndërtesës së Qeverisë në kundërshtim të faljes së borxheve kompanive për ambalazhim...
    Të tjera
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, bëri thirrje të enjten për mbrojtje më të fortë dhe më të integruar evropiane dhe tha se...
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, bëri thirrje të enjten për mbrojtje më të fortë dhe më të integruar evropiane dhe tha se...
    Lajme25 Prill 2024
    Zëvdendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, gjatë pjesës së deklarimit të qeverisë në seancën e sotme plenare...
    Sport25 Prill 2024
    Pas përballjes së mbrëmshme interesante mes Golden Eagle Yllit dhe Pejës, sonte na pret një tjetër ballafaqim gjigant në basketbollin kosovar. Sigal...
    Sport25 Prill 2024
    Albion Rrahmani i ka mahnitur të gjithë me kualitetet e tij. Sulmuesi kosovar ka filluar të lërë gjurmë menjëherë në futbollin rumun,...
    Lajme25 Prill 2024
    Sindikata e Re e KEK-ut, Sindikata e Pavarur e Administratës së Kosovës, Sindikata e Minatorëve të “Trepçës” dhe disa përfaqësues të sindikatave...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.