×
  • Lajme
  • Lajme

    Osmani për CNN: Serbia na sheh si shtet i përkohshëm, por ne jemi këtu për të qëndruar si komb i pavarur

    FrontOnline
    14 Prill 2022

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se homologu i saj serb, Aleksandar Vuçiq, bën një propagandë të mirë për dënimin e agresionit rus në Ukrainë, derisa në realitet vepron krejt ndryshe.

    “Ai (Aleksanndar Vuçiq) votën pro rezolutës së OKB-së por kur duhet të ndërmarrë veprime kundër Rusisë dhe Bjellorusisë, qoftë ekonomike apo të tjera, ai asnjëherë nuk i ndërmerr këto veprime. Në fakt, Beogradi është i vetmi kryeqytet evropian ku janë organizuar protesta pro Putinit me mbështetjen e plotë të qeverisë, ashtu si edhe të opozitës”.

    “Më duhet t’iu rikujtoj se presidenti i sotëm i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka shërbyer si ministër i Propagandës në pushtetin e Millosheviqit. Ai është shumë i mirë të bëjë propagandën që Rusia e mbështet”.

    Osmani në një intervistë dhënë për gazetaren e njohur të CNN, Christiane Amanpour, ka thënë se Vuçiq ka afruar Serbinë me Rusinë si asnjëherë më parë.

    Ajo tha se Kosova, që Serbia e sheh si shtet të përkohshëm, do të mbrojë me çfarëdo çmimi pavarësinë dhe sovranitetin e vet.

    “Në 10 vitet e fundit ai ka arritur që të rrisë bashkëpunimin politik, ushtarak dhe ekonomik me Rusinë në nivelin që nuk ka qenë asnjëherë më parë. Vetëm një shemull 2012 numri i ushtrimeve ushtarake mes Seerbisë dhe Rusisë ka qenë 2 në vit, derisa tani është më shumë se 100 në vit. Ditëve të sotme shohim marrëveshje për blerjen e armëve mes Serbisë dhe Rusisë si dhe Serbisë dhe Kinës dhe kjo na shqetëson të gjithëve në rajonin tonë. Sa më shumë armë që blejnë, aq më shumë bëjnë përpjekje destabilizuese ndaj vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor. Serbia vazhdon të na shohë si shtete të përkohshme, çka qartazi nuk është e vërtetë. Ne jemi këtu për të qëndruar si kombe të pavarura, sovrane, dinamike dhe demokratike. Do të mbrojmë atë që kemi arritur dhe jemi gati të paguajmë çfarëdo çmimi për të mbrojtur demokracinë dhe shtetin e pavarur dhe sovran që kemi sot”.

    Nga Rubrika
    Lajme17 Shkurt 2025
    Holanda ka uruar Kosovën me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë. “Gëzuar 17-vjetorin e Pavarësisë, Kosovë!”, shkruhet në një postim në...
    Lajme17 Shkurt 2025
    Kandidati për kryeministër nga radhët e koalicionit mes Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Nismës, Ramush Haradinaj, ka uruar 17 vjetorin...
    Lajme17 Shkurt 2025
    Njohësi i çështjeve ekonomike, Jakup Bellaqa, ka folur për “Front Online” lidhur me progresin dhe regresin në zhvillimin ekonomik të Kosovës gjatë...
    Të tjera
    Lajme17 Shkurt 2025
    Zvicra ka uruar Kosovën me rastin e Ditës së Pavarësisë. Ky shtet njofton se mbetet e përkushtuar ta mbështesë Kosovën në ndërtimin...
    Vip17 Shkurt 2025
    G Bani u përjashtua nga Big Brother VIP Albania 4 pasi e goditi me shuplakë në fytyrë Gjestin. Ai e thekson se...
    Lajme17 Shkurt 2025
    Kryetari Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati i ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës...
    Lajme17 Shkurt 2025
    Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, ka folur për zhvillimin ekonomik të Kosovës që nga shpallja e pavarësisë, duke vlerësuar...
    Lajme17 Shkurt 2025
    Në kuadër të organizimeve shtetërore për shënimin e 17-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Bashkim Jashari,...
    Sport17 Shkurt 2025
    Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka thotë se e ka marrë “aminin” nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama për organizimin...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.