×
  • Lajme
  • Lajme

    Osmani për aksidentin në Bullgari: Ndajmë dhimbjen me familjet e viktimave, lutemi për të mbijetuarit

    FrontOnline
    23 Nëntor 2021

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar pas aksidentit tragjik të ndodhur në Bullgari ku humbën jetën 45 persona me udhëtarë nga Maqedonia e Veriut, raporton Front Online.

    Osmani u ka shprehur ngushëllime familjeve të viktimave dhe shtetit bullgar ku ndodhi aksidenti.

    Ajo ka kujtuar se Kosova para disa muajve ishte përballur me një tragjedi të tillë dhe i di përmasat e kësaj dhimbje.

    Presidentja Osmani ka ofruar mbështetjen e shtetit kosovarë dhe është shprehur e gatshme për tu dalë në ndihmë autoriteteve.

    Postimi i plotë:

    E trishtuar nga lajmi tragjik për përfshirjen nga flakët të një autobusi udhëtarësh nga Maqedonia e Veriut, në afërsi të Sofjes, në të cilin humbën jetën së paku 46 persona.
    Në këtë moment pikëllimi të thellë, ndajmë dhimbjen me familjet e viktimave dhe lutemi për të mbijetuarit.
    U shprehim ngushëllime popullit dhe autoriteteve të fqinjit tonë, Maqedonisë së Veriut, prej nga vinin shumica e udhëtarëve, si dhe atyre të Bullgarisë, në tokën e të cilëve ndodhi tragjedia.
    Republika e Kosovës vetëm pak kohë më parë e përjetoi një tragjedi të tillë dhe i di mirë përmasat e dhimbjeve të tilla, por edhe nevojën për të reaguar shpejt, prandaj do t’u qëndrojmë afër miqve tanë në këto momente të vështira për ta.

    8 Marsi në Park Hotel & Spa – Që t’i të ndjehesh si Mbretëreshë ….
    Nga Rubrika
    Lajme20 Korrik 2024
    A po i pastroni fëmijët tuaj më shpesh sesa duhet? Udhëzimet për t’i mbajtur fëmijët tuaj të pastër ndryshojnë shumë pasi rriten...
    Lajme20 Korrik 2024
    Sllavica Radovanoviq, kolonele në pension e Policisë së Serbisë, ka kritikuar publikisht ministrin e Punëve të Brendshme të Serbisë, Ivica Daçiq, për...
    Lajme20 Korrik 2024
    Policia e Kosovës ka bërë të ditur se sot ka intervistuar një person, i cili dyshohet se e ka ndihmuar Faton Hajrizin...
    Të tjera
    Lajme20 Korrik 2024
    Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka thënë se trupi i Faton Hajrizit, të vrarë nga policia serbe duhet të kthehet...
    Lajme20 Korrik 2024
    Agim Musliu nga instituti “Octopus” ka shkruar për atë që ka ndodhur në Serbi përgjatë këtyre tre ditëve, ku një polic serb...
    Lajme20 Korrik 2024
    Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka vizituar Festivalin Anibar që po mbahet në komunën e Pejës. Kurti qëndroi në Galerinë e Arteve...
    Lajme20 Korrik 2024
    Faton Hajrizi intervistën e fundit televizive e kishte dhënë para 10 muajve. Në të ai kishte rrëfyer se si ishte burgosur, e...
    Lajme20 Korrik 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, është takuar me kryeministrin e Islandës, Bjarni Benediktsson, ku tha se ishte pikërisht Islanda, vendi që i...
    Lajme20 Korrik 2024
    Disa nga të burgosurit shqiptarë në Greqi, kanë njoftuar se kanë filluar një grevë urie. Ata thonë se këtë po e bëjnë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.