×
  • Lajme
  • Lajme

    Osmani para europianëve: Shpresoj që BE-ja ta dëgjojë thirrjen tonë të zëshme për vizat

    FrontOnline
    19 Qershor 2020

    Kryeparlamentarja Vjosa Osmani në konferencën online të punimeve të Asamblesë Parlamentare të Procesit të Bashkëpunimit të Europës Juglindore (SEECP) tha se qëllimi i Kosovës është integrimi në BE.

    “Kjo konferencë shumë specifike sot do të trajtojë tri çështje të ndryshme dhe të gjitha ato kanë një ndikim të jashtëzakonshëm në jetën e përditshme të qytetarëve tanë në rajon. Integrimi në BE është ndër qëllimet kryesore të politikës së jashtme të shumicës, nëse jo të të gjitha vendeve të rajonit”.

    “Qasja e re për t’u bërë anëtarë në BE ka ngritur dyshime tek disa që po pretendojnë se procesi është bërë më i komplikuar. Sidoqoftë, kjo nuk ka qenë me të vërtetë tendenca primare e Komisionit dhe shteteve anëtare”.

    Osmani në këtë panel foli edhe për mjedisin dhe problemin me ndotje.

    “Ndryshimi i klimës dhe degradimi i mjedisit janë një kërcënim ekzistencial për të gjithë ne, përfshirë rajonin tonë. Për të kapërcyer këto sfida, Europa ka planifikuar një strategji të rritjes që shndërron Bashkimin në një ekonomi moderne, me efiçencë të burimeve dhe konkurrencës. Meqenëse Marrëveshja e Gjelbër Europiane siguron një udhërrëfyes me veprime për të rritur përdorimin efikas të burimeve duke lëvizur në një ekonomi të pastër, riprodhuese dhe për të rikthyer biodiversitetin dhe për të ulur ndotjen, kjo është një mundësi e shkëlqyeshme për ne që të diskutojmë mbi modalitetet se si të shfrytëzojmë maksimalisht përfitimin për rajonin tonë gjithashtu”.

    Osmani tha se sfidë për Kosovën mbetet edhe sigurimi i kushteve për të rinjtë, të cilët regjistrohen dhe mbarojnë studimet e tyre në universitetet më të mira në të gjithë botën dhe kthehen në vendlindje. Ajo tha se dëshiron të marrë këshilla për këtë çështje që të përfitohet nga formimi intelektualë i tyre.

    “Jam e lumtur që do të dëgjojmë panelistët të diskutojnë mbi këtë çështje shumë të rëndësishme dhe mezi pres të marr disa këshilla dhe ide të shkëlqyera në lidhje me këtë çështje”.

    Në fund, Osmani riafrimoi angazhimin e Kosovës në forcimin e bashkëpunimit rajonal për t’u bërë një partner të besueshëm në rajon që garanton stabilitetin, paqen dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë.

    “Në fakt, Kosova tashmë e ka provuar këtë në faza të ndryshme të historisë. Unë do ta konfirmoj këtë përkushtim në seancën plenare të së mërkurës me kryetarët e parlamenteve nga anëtarët e SEECP dhe partnerët e tjerë”.

    “Shpresoj që shtetet anëtare të BE-së do ta dëgjojnë thirrjen tonë të zëshme për trajtimin e ndershëm të Kosovës dhe qytetarëve të saj dhe të na japin liberalizimin e vizave pasi të jenë përmbushur të gjitha kriteret”.

    U prezantua “Master plani për zgjerimin e rrjetit të ngrohjes”
    Nga Rubrika
    Lajme19 Maj 2025
    Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve  ka ngritur aktakuzë ndaj shtatë personave, mesin...
    Lajme19 Maj 2025
    E ngarkuara me punë e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati e ka vizituar veriun e vendit...
    Lajme19 Maj 2025
    Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK), ka reaguar pas gjendjes së krijuar së fundi me mbeturinat në kryeqytet.       Në...
    Të tjera
    Opinione19 Maj 2025
    Shkruan: Prof.dr. Vaxhid Nuredini Akademia e Kosovës është themeluar më 20.12.1975, ndërsa Akademia e Shqipërisë në vitin 1972. Funksionimi i të dy...
    Lajme19 Maj 2025
    Behgjet Pacolli, Kryetari i Aleancës Kosova e Re, ka reaguar ndaj bllokadës në Kuvend të Kosovës, për të cilën ka fajësuar Lëvizjen...
    Lajme19 Maj 2025
    Analisti Nexhmedin Spahiu ka thënë se mediat në Serbi “po thonë” që Kosova në Samitin e Komunitetit Politik Evropian në Tiranë është...
    Lajme19 Maj 2025
    Gjermanët punojnë mbi mesataren nga shtëpia në një numër ditësh të javës. Por mesatarja gjermane është gjithashtu e lartë në krahasimin global....
    Lajme19 Maj 2025
    Në seancën e së hënës në Gjykatën Themelore në Prishtinë, në gjykimin për shpërthimin në lokalin “Sekiraqa”, ku kishin mbetur të vdekur...
    Lajme19 Maj 2025
    Burime nga vendi i ngjarjes konfirmojnë për Sinjalin se njësia e emergjencës, pas mbërritjes në lokacion, ka konstatuar se foshnja e sapolindur,...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.