×
  • Lajme
  • Lajme

    Osmani në takim me Macronin dhe Scholzin: Kosova e interesuar në përmbylljen e dialogut

    FrontOnline
    06 Tetor 2022

    Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë vizitës në Pragë, në kuadër të samitit të parë të Komunitetit Politik Evropian, ka zhvilluar një takim trilateral me presidentin e Republikës franceze, Emmanuel Macron dhe Kancelarin e Republikës Federale të Gjermanisë, Olaf Scholz.

    Presidentja Osmani ka falënderuar Francën dhe Gjermaninë për angazhimin e tyre për liberalizim të vizave për Kosovën, duke përmendur rëndësinë vendimtare që ky proces të përfundojë gjatë Presidencës çeke të Këshillit të BE-së.

    Në këtë drejtim, Presidentja Osmani ka rikonfirmuar marrëdhëniet e shkëlqyera me Francën dhe Gjermaninë, si aleatë të fuqishëm të Kosovës në kontinentin evropian.

    Në këtë kontekst, Presidentja Osmani ka përsëritur qëndrimin se anëtarësimi i Kosovës në strukturat euroatlantike është domosdoshmëri për të garantuar paqe të qëndrueshme dhe stabilitet në rajon.

    Duke folur për procesin e dialogut me Serbinë, Presidentja Osmani ka theksuar se Kosova vazhdon të mbetet palë konstruktive në këtë proces dhe ka falenderuar Francën dhe Gjermaninë për përpjekjen e tyre për ta intensifikuar procesin e dialogut. Kosova është e interesuar në përmbylljen e dialogut sa më shpejt, me njohje të ndërsjellë, ruajtjen e integritetit territorial, rendit kushtetues dhe funksionalitetit institucional të Republikës së Kosovës.

    Presidentja Osmani potencoi nevojën e avancimit të raporteve ndërmjet shteteve dhe popujve tanë si dhe forcimin e bashkëpunimit në politikën e jashtme, ndaj ka kërkuar që mbështetja për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës dhe strukturat euroatlantike të vazhdojë./Front Online

    Shumë sport në platformën Artmotion, sezoni i ri në ligat më të forta të botës sjellë shumë ekskluzivitete
    Nga Rubrika
    Lajme16 Prill 2024
    Kryetari i Parlamentit, Glauk Konjufca, ka reaguar pasi Aslambleja Parlamentare e Këshilit të Evropës votoi në favor të Kosovës, për anëtarësim në...
    Lajme16 Prill 2024
    Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiq, e ka marr me shumë zemërim votimin e Asamblesë...
    Bota/Rajoni16 Prill 2024
    Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës të martën me 16 prill ka votuar pro për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë. Menjëherë...
    Të tjera
    Lajme16 Prill 2024
    Ish-raportuesja për Kosovën në Parlamentin Europian, Viola von Cramon e ka quajtur hap të rëndësishëm mbështetjen e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të...
    Lajme16 Prill 2024
    Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka reaguar pas votimit të Asamblesë Parlamentare në favor të Kosovës. Ai ka thënë se përkrahja e...
    Lajme16 Prill 2024
    Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi ka thënë se me mbi 2/3 të votave, Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës miratoi sot Raportin...
    Bota/Rajoni16 Prill 2024
    Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani, e ka uruar Kosovën për kalimin e hapit të parafundit për anëtarësim në Këshillin e...
    Lajme16 Prill 2024
    Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës të martën me 16 prill ka votuar pro për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë. Menjëherë...
    Sport16 Prill 2024
    Futbollisti kosovar Edon Zhegrova ka arritur një sukses tjetër. Ai është shpallur lojtari më i mirë i muajit mars në Ligën franceze...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.