[wp-story]

Lajme

Osmani në Kaçanik: Ndjej përulje ndaj delegatëve të atëhershëm që nuk u dorëzuan

Osmani në Kaçanik: Ndjej përulje ndaj delegatëve të atëhershëm që nuk u dorëzuan
13:08 | 07 Shtator 2019

Kandidatja e Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryeministre, Vjosa Osmani, sot ka vizituar komunën e Kaçanikut, për ndër të 29 vjetorit të shpalljes së Kushtetutës së Kosovës.

Në sallën e Shtëpisë së Kulturës në Kaçanik, e veshur me ngjyrat që simbolizojnë flamurin e Kosovës, ajo tha ndjehet krenare që mund t’i bartë ngjyrat e Republikës së Kosovës, raporton Front Online.

“Është nder i madh që në ditën e 7 shtatorit të jem bashkë me ju. Me njerëzit që kanë dhënë themelet e republikës sonë. Themelet e shtetit të pavarur të Kosovës. Jo vetëm nder por ndjej edhe përulje sidomos ndaj delegatëve të atëhershëm, të cilët kishin dije dhe guximin që kurrë mos të dorëzohen edhe atëherë kur edhe jetën e kanë sakrifiku”, ka thënë Osmani.

Osmani në Kaçanik ishte e shoqëruar nga kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ish-deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti dhe ish-ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku.

Sot u bën 29 vjet nga shpallja e Kushtetutës së Republikës së Kosovës, e cila fuqizonte ligjërisht Deklaratën e Pavarësisë së 2 Korrikut.

Shpallja e Kushtetutës së Kosovës është bërë në Kaçanik më 7 shtator 1990, në një organizim të mirë dhe të fshehtë, pasi vendi ishte i mbushur nga forcat policore dhe ushtarake të pushtuesit, të cilit kishin nisur një spastrim të hapur të institucioneve të Kosovës, duke i larguar punëtorët shqiptar dhe futjen e masave të dhunshme.

Po ashtu, deputetët që kishin shpallur Deklaratën e 2 Korrikut ishin shpall persona në kërkim.

7 Shtatori cilësohet si identitet i historisë së re të Kosovës dhe njëra nga datat më të çmuara të Kosovës. /Front Online/

Auto Mita me një mundësi të mirë për bizneset – për çdo veturë të re, SERVISI FALAS deri në 100…

Të tjera