×
  • Lajme
  • Lajme

    Osmani nderohet me Çmimin “Grand Excellence 2024” nga Albanian Excellence

    FrontOnline
    21 Dhjetor 2024

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është nderuar me Çmimin “Grand Excellence 2024” nga Qendra Albanian Excellence, për angazhimin e saj të palëkundur në ruajtjen dhe forcimin e shtyllave themelore të shtetësisë së Kosovës.

    Gjatë ceremonisë solemne të mbajtur në Tiranë, çmimi u pranua në emër të presidentes Osmani nga këshilltarja e saj, Donika Kadaj.

    “Ky vlerësim prestigjioz u dha në shenjë mirënjohjeje për rolin e rëndësishëm të Presidentes Osmani në mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit të Kosovës, si dhe për përpjekjet e saj të vazhdueshme në fuqizimin e aleancave strategjike me aleatët ndërkombëtarë. Po ashtu, çmimi vlerëson udhëheqjen e saj vizionare në promovimin e drejtësisë për viktimat e dhunës gjatë luftës dhe për ngritjen e imazhit ndërkombëtar të Kosovës”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

    Kadaj po ashtu në fjalën e saj tha se Osmani ka qenë një zë i fuqishëm për mbrojtjen e vlerave të vendit, duke i vendosur ato në qendër të agjendës së saj kombëtare dhe ndërkombëtare.

    “Kosova është një shtet i ndërtuar mbi sakrifica të mëdha dhe mbi një histori krenarie, rezistence dhe lufte për liri e drejtësi. Këto sakrifica na kujtojnë përherë përgjegjësinë tonë për të mbrojtur dhe avancuar sovranitetin, shtetësinë dhe integritetin tonë territorial. Presidentja Osmani ka qenë një zë i fuqishëm për mbrojtjen e këtyre vlerave, duke i vendosur ato në qendër të agjendës së saj kombëtare dhe ndërkombëtare”, theksoi Kadaj gjatë fjalës së saj në ceremoni.

    “Përmes angazhimeve të saj institucionale, Presidentja Osmani ka forcuar partneritetet strategjike me aleatët tanë ndërkombëtarë, duke siguruar që Kosova të njihet si një shtet demokratik dhe i përkushtuar ndaj paqes dhe stabilitetit global,” shtoi Kadaj.

    “Ky çmim i veçantë thekson rolin qendror të Presidentes Osmani si një mbrojtëse e vlerave demokratike dhe të drejtës ndërkombëtare, duke e afirmuar Kosovën si një partner të besueshëm dhe të përkushtuar ndaj paqes e stabilitetit global dhe duke fuqizuar aleancat si një ndër shtyllat kryesore të shtetësisë së Kosovës”, thuhet tutje në njoftim.

    Mund të jetë një imazh i 3 persona dhe teksti

    *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë

    Nga Rubrika
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Zgjedhjet parlamentare në Kosovë që do të zhvillohen më 9 shkurt të vitit 2025 shihen nga diplomatët e Bashkimit Evropian që merren...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Pikëkalimet kufitare kanë filluar të ngarkohen edhe më shumë për shkak të rritjes së fluksit të ardhjes së diasporës në vend. Pritjet...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka shpërndarë sot në profilin e tij zyrtar një pjesë të fjalimit të tij të mbajtur në...
    Të tjera
    Bota/Rajoni21 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se ndjehet i lehtësuar që në një periudhë të shkurtër do të mbyllet për një...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    FOR përmes një komunikate për media ka njoftuar se Komanda Rajonale Perëndimore ka përfunduar sot një stërvitje të përbashkët evakuimi përmes operacioneve...
    Bota/Rajoni21 Dhjetor 2024
    Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka folur pas sulmeve të së premtes në Magdeburg, duke thënë se “dhuna nuk duhet të mbizotërojë askund”....
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Me rastin e fundvitit, Artan Nimani, kandidati për deputet  i AAK-se si dhe dhe Kryetar i Forumit Intelektual "Europa 2030", fton të...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Pritjet e mërgimtarëve për të hyrë në Kosovë në pikat kufitare të vendit vetëm se kanë filluar, e po vazhdojnë edhe sot...
    Bota/Rajoni21 Dhjetor 2024
    Ministrja e Arsimit Ogerta Manastirliu, ka publikuar planin e ri të veprimit për sigurinë në shkolla. Manastirliu tha se është vendosur të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.