×
  • Lajme
  • Lajme

    Osmani mendon për “angazhim të përkohshëm”, s’përjashton kthimin në LDK

    FrontOnline
    11 Shtator 2020

    Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka paralajmëruar se iniciativa e re politike të cilën ajo është duke e menduar do të jetë vetëm angazhim i përkohshëm. Ajo ka thënë se është përjashtuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës, përderisa nuk ka përjashtuar një rikthim në këtë parti.

    Ajo ka kritikuar LDK-në duke thënë se është përjashtuar nga ata që “s’kanë mbrojtur parimet e LDK-së”. Sipas Osmanit, LDK-ja e ka dashur qëndrimin e saj vetëm në kohë zgjedhjesh.

    “Unë jam përjashtuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës, më 21 qershor. Ky është realiteti, të cilin shumë njerëz po tentojnë ta relativizojnë. Por, e vërteta është kjo. Është e vetmja e vërtetë dhe nuk ka të vërtetë tjetër. Në daç quaje përjashtim ose lirim nga detyra apo çka të duash. Është largim. Më kanë larguar, sepse nuk e duan kontributin tim. Më kanë larguar, sepse nuk e duan qëndrimin tim, nuk i duan idetë e mia, nuk e duan prezencën time. Në fakt, ato i donin vetëm në kohë zgjedhjesh, por tash nuk po i duan më. Kështu që ka qenë vendim i tyre që të vazhdojnë rrugën që e kanë zgjedhur, që është rrugë në kundërshtim me vullnetin qytetar të 6 tetorit. Kanë zgjedhur rrugë tjetër dhe dëshirojnë ta ecin pa mua. Është rrugë e zgjedhur nga ana e tyre”, ka thënë ajo në një intervistë për REL.

    Osmani ka përsëritur qëndrimin e saj se nuk synon të kalojë në asnjë nga subjektet tjera aktuale. Ka shtuar se është vetëm në “fazën e diskutimeve të ideve se si do të mund të funksiononte një iniciativë e re”. Sipas saj, një iniciativë e re do të mund të bëhet vetëm me njerëz intelektualë, profesionistë e me integritet.

    Ka thënë se iniciativa që ajo mund të formojë do të angazhohet “për çkapjen e shtetit, demokratizimin e vendit dhe hapjen e rrugës për profesionistët e vërtetë dhe njerëzit me integritet, që ta bëjnë këtë shtet ashtu siç e meritojnë qytetarët tanë dhe ta bëjnë këtë shtet një vend me të cilin ata do të mburren, e jo një vend nga i cili dëshirojnë të ikin”.

    “Unë do të pres të shoh se çka do të ndodhë në LDK përgjatë këtyre viteve. Nëqoftëse aty vërtet ka një lëvizje për reformim, i cili i sjell në pah njerëzit, të cilët e mbajnë fjalën publike, kanë përgjegjësi për fjalën publike, nuk përzihen me parti, të cilat janë shquar për krim e korrupsion, por janë vërtet të interesuar që nëpërmjet qeverisjes së pastër dhe qeverisjes vetëm me partnerë të tjerë të pastër ta bëjnë Kosovën shtet ku ka shpresë, sidomos për rininë tonë, atëherë natyrisht që unë do të rikthehem. Prandaj, edhe unë angazhimin në këto zgjedhje që mund të vijnë së shpejti, e shoh si një lloj angazhimi të përkohshëm, dhe është edhe një votë edhe për reformimin e LDK-së, sepse do të jetë një mesazh që LDK-ja vërtet duhet të reformohet, duhet të ndryshojë, duhet të hapet për njerëz të cilët e mbajnë fjalën dhe jo të konsiderohet se, ajo çka ka ndodhur prej 6 tetorit e tutje është normalitet”, ka deklaruar ajo.

    “Prandaj, edhe po e them, ky për mua është një angazhim i përkohshëm me qëllim që unë t’i ndihmoj nga jashtë, të tjerët të ndihmojnë nga brenda e LDK-ja t’u rikthehet vlerave të saj të vërteta”, ka shtuar ish-nënkryetarja e LDK-së.

    Osmani ka thënë se iniciativa që mund të formohet aktualisht e sheh si partner të vetëm Lëvizjen Vetëvendosje.

    Osmani ishte përjashtuar nga pozitat udhëheqëse në LDK pas qëndrimit kundër rrëzimit të Qeverisë Kurti dhe kundër formimit të Qeverisë Hoti.

    Njoftimet nga KEDS për punimet në rrjet, vendet që do të mbesin pa rrymë
    Nga Rubrika
    Lajme09 Shtator 2024
    Deputetja nga radhët e “Lidhjes Demokratike të Kosovës”, Rrezarta Krasniqi në një prononcim për Front Online ka deklaruar se nuk pret asgjë...
    Front TV09 Shtator 2024
    Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, sot me mëngjes ka adresuar kritika ndaj kryeministrit Albin Kurti. Ajo e ka quajtur Kurtin demagog, dhe...
    Lajme09 Shtator 2024
    Ngjarjet e ditës: 9 shtator 2024 09:50- OneFor Kosova dhe Shoqata Down Syndrome Kosova nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi në mbështetje të shërbimeve terapeutike...
    Të tjera
    Vip09 Shtator 2024
    Klea Prenga, 24-vjeçarja e cila u dhunua brutalisht nga Antonela Berisha, dhe motra e kësaj të fundit, Marinela Berisha, reagoi mesditën e...
    Vip09 Shtator 2024
    Kur bëhet fjalë për Arbana Osmani çdo herë na vjen në mendje eleganca dhe sharmi saj. Moderatorja këtë fundjave ka treguar se...
    Bota/Rajoni09 Shtator 2024
    Sipas një raporti të ri nga një grup që monitoron pasurinë në botë, Elon Musk është në rrugën e tij për t’u...
    Lajme09 Shtator 2024
    Gjatë muajit shtator pritet që Kuvendi i Kosovës t’i rikthehet punës në sesionin vjeshtor. Kuvendi gjatë sesionit pranveror të këtij viti ka...
    Lajme09 Shtator 2024
    Kryesia e Kuvendit po rikthehet në obligimet e saj. Sot ata për mblidhet për të diskutuar sërë çështjesh me rëndësi. Më poshtë...
    Bota/Rajoni09 Shtator 2024
    Një konflikt mes dy të rinjve ka përfunduar në shkrepjen e armës pasditen e të dielës në Golem të Shkodrës. 29-vjeçari Renaldo...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.