[wp-story]

Lajme

Osmani: Listën e LDK-së e përbëjnë njerëz që janë të gatshëm për dekriminalizim të shtetit

Osmani: Listën e LDK-së e përbëjnë njerëz që janë të gatshëm për dekriminalizim të shtetit
22:06 | 06 Shtator 2019

Kandidatja e LDK-së për kryeministre, Vjosa Osmani, ka thënë se lista e LDK-së do të jetë fituese në zgjedhjet e 6 tetorit.

Osmani, në një lidhje direkte në RTV Dukagjini ka folur për kandidatët që do të përbëjnë listën e LDK-së për zgjedhjet e 6 tetorit.

Ajo ka thënë se kjo listë do të përmbajë njerëzit që janë të gatshëm të përballojnë sfidat për dekriminalizimin e shtetit.

Kandidatja e LDK-së për kryeministre ka thënë se lista nuk do të përmbajë persona që kanë probleme me ligjin.

Ajo ka thënë se numri i grave në listën e LDK-së e tejkalon 30%, por sipas saj një numër i madh i grave i janë bashkuar ekipit të saj qeverisës.

“Do të jenë gra profesioniste që kanë arritur me meritë në profesionet e tyre ku janë. Këto gra do të jenë të përfshira në qeveri apo si këshillëdhënëse në qeveri”, tha Vjosa Osmani.

Benzinë vetëm 1.05 euro në Petrol Company e shumë zbritje tjera në “Be Happy Restorant” dhe Market

Të tjera