×
  • Lajme
  • Lajme

    Osmani: Lajçak nuk është President i Kosovës, ai mban kapelën e neutralit

    FrontOnline
    30 Qershor 2022

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se emisari i BE-së, Miroslav Lajçak, nuk është President i Kosovës, prandaj, sipas saj, qëndrimet e ndryshme mes tyre mund të jenë normale.

    Ajo ka folur për deklaratat e fundit të Lajçak dhe raportueses për Kosovën në PE, Viola von Cramon lidhur me Asociacionin e Komunave Serbe, të cilët përmes deklarimeve publike, kanë dhënë indikacione se do të themelohet dhe zbatohet në Kosovë, sipas marrëveshjeve të arritura në Bruksel.

    Osmani ka thënë se Lajçak mban qëndrim neutral, një kapelë të cilën, ka thënë ajo, ia ka dhënë BE-ja.

    “Emisari Lajçak nuk është president i Kosovës. Detyra e tij është të mbrojë qëndrimin e tij dhe siç e dini BE-ja është neutrale. Qëndrimi i zotit Lajçak… natyrisht është neutral. Pak a shumë BE-ja atë kapelë ia ka dhënë”, ka thënë ajo në një intervistë për KTV-në.

    “Presidentja e Kosovës i mbron interesat e Kosovës. Mos prisni që të kemi qëndrime krejt identike”, ka shtuar ajo.

    Osmani ka thënë se udhërrëfyes i saj dhe qeverisë së Kosovës është Kushtetuta e Kosovës.

    “Është krejt normale që një politikan i përgjegjshëm në Kosovë t’i respektojë vendimet e Kushtetueses për marrëveshjet në Bruksel, si ky i vitit 2015. Nuk mund të shkojmë përtej atij vlerëimi të Gjykatës Kushtetuese. Unë nuk e di për çka e ka fjalën Viola von Cramon.. e di që ka ide të ndryshme të cilat zyrtarë të ndryshëm ndërkobmëtarë i diskutojnë mes vete. Zyrtarët tanë, edhe unë edhe qeveria, jo që vetëm diskutojmë por edhe dakordohemi. Ne kemi vetëm një udhërrëfyes, e ai është vetëm Kushtetuta e Republikës së Kosovës”, ka thënë ajo. /GazetaExpress

    “Frika ime është përballja me publikun”, thotë banori/banorja i/e 12-të i/e BBVK
    Nga Rubrika
    Lajme19 Prill 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të vizitojë fillimin e punimeve të projektit “Zgjerimi i rrugës nacionale N9-Segmenti Kijevë-Dollc”. “Kryeministri i Republikës...
    Lajme19 Prill 2024
    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Rashit Qalaj, ka thënë se zëvendësdrejtori, Dejan Jankoviq nga autoritetet serbe mund të jetë intervistuar për...
    Lajme19 Prill 2024
    Sot Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të publikojë listën e ndryshuar të qendrave të votimit për organizimin e votimit “për” apo “kundër”...
    Të tjera
    Lajme18 Prill 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, sot mori pjesë në ceremoninë e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Në një...
    Vip18 Prill 2024
    Pas konfirmimit të shtatzënisë, Sara Gjordeni ka publikuar një video me barkun e rrumbullakosur. “Dritë, mami dhe babi shpresojnë që për ty...
    Lajme18 Prill 2024
    Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviq, është liruar nga autoritetet serbe, pas ndalesës që iu bë një ditë më parë në...
    Lajme18 Prill 2024
    Për të premten parashikohet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale të shkurta me diell, ku pritet lokalisht të ketë...
    Lajme18 Prill 2024
    Mosmbajtja e zotimeve të kryeministrit, Albin Kurti, ndaj bashkësisë ndërkombëtare është shkaku që draft-statuti i Asociacionit duhet të dërgohet në Gjykatë Kushtetuese...
    Lajme18 Prill 2024
    Ish-kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, deklaron se mbetet i hapur për bashkëpunim me opozitën edhe pse u refuzua nga LDK e PDK....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.