×
  • Lajme
  • Lajme

    Osmani: Investimi në shëndetësi nuk është shpenzim, por investim afatgjatë në mirëqenie

    FrontOnline
    28 Tetor 2020

    Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale sot mbajti tryezë me përfaqësues të institucioneve të vendit, organizatave që merren me përkrahjen e grave me kancer të gjirit, si dhe gra të mbijetuara nga kanceri i gjirit, në lidhje me senzibilizimin dhe përkrahjen e grave në kuadër të Muajit të kancerit të gjirit.

    Kryetarja e Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Albena Reshitaj, si iniciuese e këtij organizimi, foli rreth sensibilizimit të domosdoshëm për gratë kosovare si dhe institucionet shtetërore lidhur me problemin e kancerit të gjirit.

    Ajo tha se vendi ka shënuar progres sa i përket zbulimit të hershëm të kancerit, ndërsa bëri të ditur se është iniciuar debat parlamentar në lidhje me këtë çështje, që do të pasohet me propozimin e një rezolute.

    Ndërsa, kryetarja e Kuvendit Vjosa Osmani tha se shifrat e të prekurve me kancer në botë janë alarmante, përfshirë raste të shumta edhe në Kosovë, andaj, sipas saj, duhet të punohet me përgjegjësi në ngritjen e kapaciteteve profesionale e diagnostifikuese.

    “Jemi këtu për t’i kujtuar gratë që na lanë, si dhe për të festuar fitoret e atyre që e mposhtën fuqishëm këtë sfidë. Këto gra me rrëfimet e tyre po bëjmë ndryshimin e vërtetë. Nuk është larg periudha e kaluar kur kjo çështje problematike ishte mbuluar nga heshtja shoqërore”, theksoi kryeparlamentarja Osmani.

    Duke kërkuar që kjo temë të mos mbetet në heshtje, kryetarja e Kuvendit e konsideroi jetike që gratë dhe vajzat të vetëdijesohen rreth simptomave dhe nivelit të rrezikshmërisë. Ajo tha se investimi në shëndetësi nuk është shpenzim, po investim afatgjatë në mirëqenie.

    “Në çdo minutë vdes një grua nga kanceri i gjirit në botë. Institucionet kanë përgjegjësi të punojnë në ngritjen e kapaciteteve profesionale e diagnostifikuese”, tha Osmani.

    Kryetarja e Kuvendit bëri thirrje që të rriten kapacitetet diagnostikuese, të investohet në edukim dhe preventivë, sikurse edhe të ekzistojë organizim shtetëror për skrening të hershëm dhe të rregullt.

    Drejtori i Klinikës së Onkologjisë, Ilir Kurteshi, tha se grave me kancer duhet t’u ofrohet trajtim i duhur, në mënyrë që mos të kërkojnë trajtim jashtë vendit. Ai bëri të ditur se 50 për qind e rasteve të me kancer janë zbuluar në fazën ë dytë, që do të thotë se ka rritje të vetëdijes për këtë sëmundje.

    Ndërsa, Nafie Latifi, e mbijetuar nga kanceri, tha se dy vjet pasi ka zbuluar se është e prekur nga kanceri, ka themeluar organizatën “Jeta/Vita”, për t’u dalë në ndihmë grave të prekura nga kjo sëmundje.

    Në këtë tryezë diskutuan edhe pjesëmarrës të tjerë, të cilët adresuan shqetësimet e tyre dhe kërkuan angazhim më të madh institucional e shoqëror, në parandalimin dhe luftimin e kësaj sëmundjeje, thuhet në komunikatë.

    “Devolli Corporation” shpallet Punëdhënësi, Eksportuesi dhe Tatimpaguesi i vitit 2023, e vetmja korporatë që rrëmben tri çmimet e OEK
    Nga Rubrika
    Lajme28 Mars 2024
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se sa i përket kërcënimeve të  paralajmëruara në veri, çdoherë ekziston...
    Lajme28 Mars 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka komentuar sërish rregulloren e Bankës Qendrore të Kosovës, duke thënë se në komunat veriore pa...
    Lajme28 Mars 2024
    Posta e Kosovës, përmes Filatelisë së saj nga sot lëshon në qarkullim të rregullt postar emisionin e ri të pullave postare “Fauna...
    Të tjera
    Lajme28 Mars 2024
    Policia e Kosovës ka gjobitur dy vozitës, të cilët po garonin me vetura në rrugën Prishtinë – Mitrovicë. PK ka bërë të...
    Lajme28 Mars 2024
    Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka njoftuar se kanë ndarë tetë milionë euro në 11 komuna të Kosovës. Krasniqi...
    Sport28 Mars 2024
    Mesfushori i Milanit, Ismael Bennacer mund të jetë potencialisht në treg, me Arsenalin dhe klubet nga Arabia Saudite të interesuar për të....
    Lajme28 Mars 2024
    Policët të mbështetur edhe nga Njësia e Reagimit të Shpejtë në Ferizaj kanë arritur ta arrestojnë personin e kërkuar, i moshës 38...
    Lajme28 Mars 2024
    Komiteti për politikë dhe demokraci i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës e ka miratuar dje raportin për Kosovën, duke i hapur...
    Lajme28 Mars 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka kujtuar demonstratat popullore të vitit 1989, në 35 vjetorin e tyre. Kurti në një postim në Facebook, ka...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.