ot në Ditën e Flamurit, Vjosa Osmani, ushtruese e detyrës së presidentit i ka ndarë Rifat Jasharit ‘Urdhrin e Lirisë’. Rifat Jashari është djali i Shaban Jasharit dhe vëllai i Hamëz Jasharit dhe komandantit legjendar Adem Jashari.
“Akordimi i Urdhrit të Lirisë për Rifat Jasharin është nderim ndaj jo vetëm atij si një trashëgimtar i shpirtit të komandantit dhe familjarëve të tjerë të rënë, por mirënjohje për atdhetarin që nuk pushon kurrë sa herë që i jepet rasti ta ngrisë zërin për unitet e bashkim rreth vlerave të lirisë”, thuhet në mesazhin e Osmanit.
“Rifat Jashari është vetëm njëri nga anëtarët e familjes Jashari, i cili ishte krah rezistencës së kësaj familje që vuri themelet e lirisë së Kosovës. Ai ishte aty më 30 dhjetor të vitit 1991, kur bashkë me Ademin e Hamzën, rezistuan ndaj sulmit të forcave serbe, të bindur se liria nuk ka kusht. Në të njëjtën vazhdë, më 22 janar, 1998, në sulmin e forcave serbe është plagosur vajza e Rifatit, Iliriana”.
“Urdhri i Lirisë” u ndahet personave që kanë dhënë kontribut të lartë për liri të Kosovës.

Të tjera
-
17:52 | 22 Dhjetor 2020
-
Bota/RajoniFauci merr vaksinën Moderna17:47 | 22 Dhjetor 2020
-
17:43 | 22 Dhjetor 2020
-
17:38 | 22 Dhjetor 2020
-
17:37 | 22 Dhjetor 2020
-
17:35 | 22 Dhjetor 2020
-
17:35 | 22 Dhjetor 2020
-
17:29 | 22 Dhjetor 2020
-
17:27 | 22 Dhjetor 2020
-
17:26 | 22 Dhjetor 2020
-
17:25 | 22 Dhjetor 2020
-
17:23 | 22 Dhjetor 2020