[wp-story]

Lajme

Osmani e pafuqishme në LDK – zyrtarët me aktakuza s’mund t’i heq nga lista për deputetë

Osmani e pafuqishme në LDK – zyrtarët me aktakuza s’mund t’i heq nga lista për deputetë
18:47 | 04 Shtator 2019

Këtë të premte është afati i fundit për dorëzimin e listave për kandidatë për deputetë në KQZ. Fushata e shumicës së partive politike tashmë është orientuar në premtimet për luftën kundër korrupsionit e krimit të organizuar, shkruan lajmi.net.

Në kuadër të saj, kandidatët për kryeministër nga subjektet politike po japin premtimet se në listat për deputetë nuk do të ketë persona me aktakuza.

Vjosa Osmani që para pak kohësh mori nominimin për kandidate për kryeministre nga LDK-ja, hiç më larg se para dy ditësh tha se lista e LDK-së do të filtrohet, në atë mënyrë që mos të ketë persona me aktakuza.

Një deklaratë e tillë e Osmanit, nënkupton përjashtimin nga lista të Naser Osmanit, që ishte deputet në legjislaturën e fundit dhe i cili po përballet me drejtësinë.

Lajmi.net e ka pyetur Naser Osmanin nëse është sqaruar me kandidaten për kryeministre, lidhur me kandidimin ose jo të tij, mirëpo i njëjti nuk është përgjigjur.

Vjosa Osmani, që nga zyrtarë të partive tjera është konsideruar si “marionetë” e kryetarit të partisë, Isa Mustafës, po vlerësohet se nuk ka fuqi politike brenda subjektit t’i përjashtojë nga lista personat me aktakuzë.

Benzinë vetëm 1.05 euro në Petrol Company e shumë zbritje tjera në “Be Happy Restorant” dhe Market

Të tjera