×
  • Lajme
  • Lajme

    Osmani: Dua dhe “Sunny Hill” po kërkojnë liberalizimin e vizave për kosovarët

    FrontOnline
    05 Gusht 2022

    Presidentja Vjosa Osmani, bashkë me bashkëshortin Prindonin dhe vajzat Dua dhe Anda, ka shkuar sot në festivalin “Sunny Hill”.

    E para e vendit ka treguar në një intervistë  se mbrëmë nuk ka mundur ta ndjekë performancën e Dua Lipës për shkak të orarit të gjumit të vajzave të saj.

    “Është nata e parë, sepse mbrëmë vajzat e kanë pasë kohën e gjumit kështu që sot erdhëm pak më herët pas një takimi jashtëzakonisht të mirë që e kishim së bashku me Duan dhe familjen e saj ku pata mundësinë që t’i ndaj titullin “Ambasadore Nderi” e Republikës së Kosovës për gjithë nderin që i ka bërë vendit të saj gjatë gjithë veprimtarisë së saj artistike dhe që po vazhdon të jetë zëri jonë në botë duke dërguar mesazhe që janë në të mirë të gjithë Republikës së Kosovës dhe në veçanti rinisë së saj. Edhe një herë dua ta falënderoj për gjithçka çfarë ka bërë dhe natyrisht edhe sot jam e sigurt se e gjithë rinia jo veç e Prishtinës por e gjithë Kosovës dhe nga mbi 50 vende që kanë ardhur këtu do të kënaqen në këtë festival të jashtëzakonshëm që e ka shndërruar Kosovën në kryeqendër kulturore gjatë kësaj periudhe”.

    Osmani ka thënë se ka shkuar në “Sunny Hill” për ta parë nga afër atmosferën dhe për ta përkrahur mesazhin e këtij festivali.

    “Jemi këtu për ta përkrahur edhe mesazhin që e jep festivali dhe për ta parë atmosferën. Dua dhe “Sunny Hill Festival” janë siguruar që nëpërmjet motos së tyre, që sivjet është “Set me free”, të kërkojnë nga Evropa që të ndodhë liberalizimi i vizave për Kosovën. Ky proces i cili është vonuar shumë e ka dëmtuar jashtëzakonisht shumë vendin tonë, por nga ai më së shumti ka pësuar rinia jonë. Edhe sot i bashkojmë zërat në këtë mesazh që më në fund qytetarët tanë të jenë të lirë në lëvizjen e tyre dhe në të njëjtën kohë jemi bashkë me rininë tonë të mrekullueshme që na jepin vetëm energji pozitive”.

    Punimet në rrjet, KEDS njofton për vendet që s’do të kenë rrymë
    Nga Rubrika
    Lajme19 Prill 2024
    Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Europian, Viola von Cramon, deklaroi se Prishtina duhet të përmbushë detyrimet e saj nga marrëveshjet me Beogradin,...
    Lajme19 Prill 2024
    Për të shtunën parashikohet të mbajë mot diell dhe vranësira të pakta në orët e para të mëngjesit, më pas pritet shtim...
    Lajme19 Prill 2024
    Miroslav Lajçak së shpejti do ta lë postin e emisarit special të BE’së për Ballkanin Perëndimor dhe ndërmjetësit të dialogut Kosovë -Serbi....
    Të tjera
    Sport19 Prill 2024
    Ish-mesfushori i Arsenalit, Granit Xhaka, ka dërguar një mesazh frymëzues për Topçinjtë teksa po hyjnë në ndeshjen e fundit të betejës së...
    Lajme19 Prill 2024
    Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar suspendimin e një rreshteri policor, pasi një ankese nga një qytetar sot në Prizren. Sipas tij,...
    Bota/Rajoni19 Prill 2024
    Një person i vuri zjarrin vetes të premten jashtë gjykatës së Nju Jorkut, ku po zhvillohej gjyqi historik ndaj ish-presidentit Donald Trump,...
    Lajme19 Prill 2024
    Një 17 vjeçar është arrestuar sot në Ferizaj nën dyshimin se ka tentuar ta vras me thikë një 20 vjeçar. I lënduari...
    Lajme19 Prill 2024
    Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, ka konfirmuar arrestimin nga policia serbe të shtetasit kosovar dhe asaj britanike, Sadik...
    Sport19 Prill 2024
    Trojet shqiptarë kanë nxjerrë njerëz të suksesshëm dhe të mbërrirë në fusha të ndryshme. Pa diskutim, sportistët ishin ata që i bënë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.