×
  • Lajme
  • Lajme

    Osmani drejt Turqisë për takimin inaugurues të Forumit Diplomatik të Antalias

    FrontOnline
    17 Qershor 2021

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar sot për në Turqi.

    Atje ajo do të marrë pjesë, në samitin vjetor të SEECP-së dhe në takimin inaugurues të Forumit Diplomatik të Antalias

    Në këtë samit, i cili sivjet mbahet për herë të 25-të dhe këtë vit udhëhiqet nga Turqia, Presidentja do të flasë lidhur me qëndrimet e Republikës së Kosovës për sa i përket bashkëpunimit rajonal, adresimit të sfidave të pandemisë, si dhe integrimit euro-atlantik.

    Më pas, Presidentja Osmani do të marrë pjesë në Forumin Diplomatik të Antalias, krahas shumë udhëheqësve shtetërorë nga e gjithë bota. Në këtë forum ajo do të jetë pjesë e panelit “Global Governance: Neë Approaches for Global Solutions” (Qeverisja globale: Qasje të reja për zgjidhje globale). Ajo poashtu do të flasë edhe në disa prej ngjarjeve të tjera të organizuara nga ky forum.

    Gjatë qëndrimit në Turqi, Osmani do të ketë edhe disa takime me përfaqësues të vendeve të ndryshme, pjesëmarrës në këto dy forume. Ajo do ta takojë presidentin e Turqisë, Erdogan, përfaqësuesin e Lartë të BE-së, Borell, ministrin e Jashtëm të Pakistanit,  Makhdoom Shah Mahmood Qureshi, si dhe udhëheqës të tjerë pjesëmarrës në këtë forum./FrontOnline

    Big Brother VIP Albania në NimiTV
    Nga Rubrika
    Lajme25 Prill 2024
    Policia e Kosovës e ka konfirmuar se është suspenduar kapiteni policor, Riza Muratit që dyshohet për veprën penale “dhunë në familje”, të...
    Lajme25 Prill 2024
    Një ekspozitë që shënon 25 vjetorin që kur forca paqeruajtëse e NATO-s, KFOR, hyri në Kosovë, po mbahet në galerinë e Bibliotekës...
    Lajme25 Prill 2024
    Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci, ka folur mbi suksesin e Kosovës në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës. Bogujevci në...
    Të tjera
    Lajme25 Prill 2024
    Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, duke ua vazhduar masën e paraburgimit edhe për...
    Lajme25 Prill 2024
    Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka hedhur akuza ndaj pozitës, duke thënë se ka pamundësuar punët që kanë të...
    Lajme25 Prill 2024
    Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë po vazhdon dëshminë dëshmitari Ramiz Qeriqi në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit,...
    Lajme25 Prill 2024
    Kuvendi i Kosovës ka nisur seancën me një kërkesë për ndryshim të rendit të ditës nga PDK-ja. Shefi i Grupit Parlamentar të...
    Lajme25 Prill 2024
    Zbatimi i vendimit të Kushtetueses për Manastirin e Deçanit nuk është kundërpeshë e mjaftueshme që Kosova të marrë përkrahjen e aleatëve sa...
    Vip25 Prill 2024
    Me kërkesë të avokatit Florent Latifaj, mbrojtës i këngëtarit Sinan Vllasaliu është anuluar seanca e së enjtes në rastin ku Vllasaliu po...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.