×
  • Lajme
  • Lajme

    Osmani dhe Szunyog diskutojnë për themelimin sa më të shpejtë të institucioneve të reja

    FrontOnline
    18 Shkurt 2021

    Ushtruesja e detyrës së presidentes Vjosa Osmani priti sot në takim shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë Tomas Szunyog, me të cilin ka biseduar për themelimin e institucioneve të reja pas zgjedhjeve të 14 shkurtit dhe bashkëpunimin me vendet anëtare të BE-së për sigurimin e vaksinës antiCOVID-19.

    Me këtë rast, Szunyog e uroi Osmanin edhe njëherë me rastin e përvjetorit të Pavarësisë së Kosovës, si dhe e përgëzoi për rezultatin në zgjedhjet parlamentare.

    Palët diskutuan për rëndësinë e madhe që ka themelimi sa më i shpejtë i institucioneve me qëllim të sigurimit të stabilitetit në vend. Po ashtu, të dy palët u dakorduan që kjo do të ndihmonte shumë edhe qasjen efektive në trajtimin serioz të situatës me pandeminë dhe angazhimin për ringritje ekonomike.

    Në këtë drejtim, theks i veçantë gjatë takimit është vënë në sigurimin sa më të shpejtë të vaksinës. Me këtë rast, Osmani ritheksoi rëndësinë që ka bashkëpunimi sa më konkret me BE-në dhe vendet e saja anëtare për sigurimin e vaksinës në një kohë sa më të shkurtër.

    Osmani falënderoi BE-në për rolin mbështetës në procesin e zgjedhjeve, si dhe theksoi se tash është e rëndësishme që të sigurohemi që të respektohet vullneti i qytetarëve. Ajo e siguroi Szunyog që orientimi zhvillimor do të jetë i fokusuar në investime në fusha si sundimi i ligjit, punësimi, shëndetësi, arsimi, mjedisi dhe digjitalizimi.

    Importuesi nga SHBA-ja: Devolli Corporation me standarde amerikane
    Nga Rubrika
    Ekonomi19 Prill 2024
    840 mijë qytetarë kanë kaluar përmes aeroportit ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, ndërsa periudha e njëjtë e vitit të kaluar ka qenë...
    Lajme19 Prill 2024
    Çmimet e naftës dhe arit janë rritur menjëherë pas sulmit izraelit drejt Iranit. Investitorët kanë ndjekur nga afër reagimin e Izraelit ndaj...
    Lajme19 Prill 2024
    Drejtori i Institutit KIPRED, Lulzim Peci ka thënë se ka informacione se anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës mund të shtyhet,...
    Të tjera
    Lajme19 Prill 2024
    Pas arrestimit të dy të rinjve në Schaffhausen, të dyshuar si bashkëpunëtorë të rrjetit terroist ISIS, dalin në dritë detaje të reja...
    Lajme19 Prill 2024
    Policia e Kosovës ka arrestuar burrin që tri gra në Ferizaj e raportuan se i ka kanosur verbalisht. Me vendim të prokurorit,...
    Lajme19 Prill 2024
    Nexhat Uglanin, kryesues i Kuvendit Komunal në Mitrovicën e Veriut për FrontOnline thotë se nuk do të ketë sukses votimi i 21...
    Lajme19 Prill 2024
    Një tentim vrasje ka ndodhur dje në Gjakovë ku janë përfshirë disa meshkuj dhe janë arrestuar tre të dyshuar. Atyre i janë...
    Lajme19 Prill 2024
    Dyshohet se sulmoi seksualisht një grua, arrestohet një burrë në Malishevë Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë në Malishevë, meqë dyshohet...
    Lajme19 Prill 2024
    Një mashkull ka sulmuar një mashkull tjetër në Ferizaj, duke i shkaktuar dhunë fizike. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.