[wp-story]

Lajme

Osmani: Anëtarësimi i Kosovës në NATO mbetet synim strategjik

Osmani: Anëtarësimi i Kosovës në NATO mbetet synim strategjik
12:46 | 27 Nëntor 2020

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, ka deklaruar se Ushtria e Kosovës është shndërruar në një ushtri modele falë sakrificës të djemve dhe vajzave të vendit.

Në Ditën e Forcave të Sigurisë së Kosovës, Osmani ka thënë se transformimi i FSK-së ka mundësi të ndodhë edhe para afateve të parashikuara.

“Ne si vend asnjëherë s’kemi pasur synime pushtuese, por vetëm mbrojtjen e atdheut. Ambicie mbesin integrimi në NATO dhe BE. Forca jonë është sinonim i shtetësisë”, ka deklaruar Osmani përmes një video-mesazhi.

Ajo ndër të tjera ka thënë se pjesëtarët e kësaj Force janë të përgatitur sipas standardeve më të larta dhe janë të gatshëm të marrin pjesë në operacione të paqes.

Pos saj, për FSK-në ka folur edhe kryeministri Avdullah Hoti, duke thënë se kjo Forcë e gëzon epitetin e institucionet më të besueshëm në vend.

“Kjo nuk është vetëm çështje sentimenti por edhe e politikave dhe udhëheqjes së duhur. Pjesëtarët e FSK-së edhe këtë vit e kanë dhënë me sukses provimin, duke marrë pjesë aktive në luftimin dhe parandalimin e pandemisë. Shpreh mirënjohjen për vendet mike e anëtarët e NATO-s. FSK-ja është emblema më e mirë e identitetit të shtetësisë së Kosovës”, ka thënë Hoti.

Hoti ka shtuar se Qeveria ka plane të detajuara për transformimin dhe zhvillimin e FSK-së.

“Jemi të vendosur të punojmë për ta zënë hapin e zhvillimit krahas vendeve të tjera të botës. Ushtria do të jetë anëtare e NATO-s dhe do të forcohet sipas standardeve më të larta të kësaj aleance”, ka thënë ai.

Auto Mita me një mundësi të mirë për bizneset – për çdo veturë të re, SERVISI FALAS deri në 100…

Të tjera