×
  • Tenderët
  • Tenderët

    OSHP-ja kthen në rivlerësim tenderin e komunës së Gjakovës (dokument)

    FrontOnline
    22 Janar 2020

    Organi Shqyrtues i Prokurimit (OSHP) ka kthyer në rivlerësim tenderin e komunës së Gjakovës “Rivitalizimi i Eshnores-Çabrat në Gjakovë-Kontratë dy vjeçare”, raporton “Front Online”.

    Për këtë aktivitet Prokurimi, komuna e Gjakovës kishte rekomanduar për kontratë Operatoret Ekonomik “Bejta Comerce”,”Eurocom”, “King Holding”, e ku vlera e parashikuar e kontratës është 120 mijë euro.

    Por, e pa kënaqur me këtë vendim të komunës së Gjakovës kompania “Korben” nga Gjakova ishte ankuar në Organin Shqyrtues të Prokurimit, e ku kjo e fundit ka aprovuar pjesërisht ankesën e kësaj kompanie, deri sa më të njëjtin vendim OSHP-ja ka anuluar edhe vendimin e Autoritetit Kontraktues për dhënie të kontratës, raporton “Front Online”.

    Portali “Front Online” ka  monitoruar seancën e OSHP-së në të cilën kompania “Korben” kishte kërkuar që lënda të kthehet në rivlerësim. Mendim të njëjtë për këtë proces Prokurimi kishte pasur edhe ekspertja shqyrtues e OSHP-së Hafseje Zejnullahu, deri sa Autoriteti Kontraktues në këtë rast komuna e Gjakovës  kishte injoruar seancën e OSHP-së, raporton “Front Online”.

    Vendimi i  Autoritetit Kontraktues, komunës së Gjakovës  për këtë proces të Prokurimit do të merret në ditët në vijim, deri sa “Front Online” do t’ iu mbaj të informuar për këtë proces të prokurimit deri në përmbyllje të procesit në tërësi. Përndryshe, Komuna e Gjakovës udhëhiqe nga nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini. / Front Online /

    Komuna e Gjakovës injoron “Gjykatën e Tenderëve”

    Nga Rubrika
    Lajme18 Dhjetor 2024
    Komuna e Kamenicës që udhëhiqet nga Kadri Rahimaj i Lëvizjes Vetëvendosjes ka shpërblyer me tender gati 2 milionësh konsorciumium “El-Bau” & “Eing...
    Lajme21 Nëntor 2024
    Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve ka shpallur sot tenderin 56 milionësh ndërtimin dhe rindërtimin e stadiumeve në Ferizaj, në Pejë, në...
    Hulumtime24 Qershor 2024
    Komuna e Deçanit e cila drejtohet nga Bashkim Ramosaj ka shpërblyer me tender 7.8 milionë euro konsurciumin “Lika Company & Lika Trade”...
    Të tjera
    Bota/Rajoni15 Janar 2025
    Miliona banorë të pjesës jugore të Kalifornisë po përballen me një situatë të re të rrezikme të mërkurën. Autoritetet bënë një paralajmërim...
    Lajme15 Janar 2025
    Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se e mbështet deklaratën e BE’së për mbylljen e komunave paralele në Kosovë....
    Zgjedhjet 202515 Janar 2025
    Kandidati për kryeministër i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj sonte Grabanicë të Klinës është shprehur se nuk duhet jetuar për...
    Opinione15 Janar 2025
    Nga: Prof. Enver Bajrami, ish-aktivist i LVV-së Duke u shmangur nga dromcat e humorit argëtues Frojdian të këtyre ditëve të ngjeshura me...
    Lajme15 Janar 2025
    Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka thënë se kujtojnë të gjitha viktimat e Masakrës së Reçakut e cila u krye...
    Lajme15 Janar 2025
    Kandidati i AAK-së për kryeministër, Ramush Haradinaj, ka takuar Ngarkuarën me Punë në Ambasadën Amerikane në Prishtinë, znj. Anu Prattipati, me të...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.