Disa mërgimtarë nga Tërnoci i Madh, me vendbanim në Bernë, kanë njoftuar se sigurojnë udhëtim falas me autobus për në Kosovë për të gjithë ata që duan të votojnë më 14 shkurt, shkruan tutje Albinfo.ch.
“Autobusi niset nga Zvicra, duke mbledhur udhëtarët në qytetet e Zvicrës.
Linja rrugore: Zvicër-Kroaci-Mal i Zi-Shqipëri-Kosovë”, thuhet në një njoftim në Facebook./FrontOnline/