×
  • Lajme
  • Lajme

    ORCA: Kryetari i Këshillit Drejtues të UP’së po tenton ta komprometojë procesin e avancimeve

    FrontOnline
    22 Shkurt 2021

    Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA) përmes një komunikate për media ka dënuar ushtrimin e autoritetit të Kryetarit të Këshillit Drejtues të UP-së Ujkan Bajra, i cili sipas kësaj organizate, po mundohet që rastin e tij të mospranimit si profesor në UP nga konkursi i vitit 2018 ta kontrabandojë tash, 3 vite më vonë përmes Inspektoratit të Punës.

    ORCA vë në dyshim këtë lëvizje të Inspektoratit të Punës.

    Njoftimi i plotë:

    ORCA e dënon ushtrimin e autoritetit të Kryetarit të Këshillit Drejtues të UP-së Ujkan Bajra, i cili po mundohet që rastin e tij të mospranimit si profesor në UP nga konkursi i vitit 2018 ta kontrabandojë tash, 3 vite më vonë përmes Inspektoratit të Punës.

    Së pari ORCA vë në dyshim këtë lëvizje të dyshimtë të Inspektoratit të Punës për trajtimin e një lënde ekskluzivisht akademike si rast të një punësimi klasik, për më tepër me 3 vite vonesë. Për këtë, ORCA do të kërkojë përgjegjësi sapo të formohen institucionet e reja.

    Së dyti ORCA thekson se tentativa e personave në pozita drejtuese për t’u avancuar në kohën që mbajnë pozitat drejtuese është pamohueshëm konflikt i interesit. Asnjë person që mban pozita drejtuese, siç është ajo e anëtarit të Këshillit Drejtues në UP, nuk do të duhej të avancohet në pozita akademike. Njerëzit në Kosovë duhet të mësohen të zgjedhin me kujdes vijën e karrierës së tyre. Ata që zgjedhin karrierën akademike duhet t’i përkushtohen asaj dhe vetëm asaj. Manovrat politike nuk do t’i ndihmojnë askujt për asgjë, për sa kohë ORCA monitoron proceset.

    ORCA mbështet rektoratin në refuzimin e trajtimit të rastit dhe i bën thirrje Senatit të UP-së që në çfarëdo situate ta refuzojë avancimin e Bajras sikurse ka vepruar më parë me ministra e funksionarë të tjerë më të lartë shtetëror.

    Tentativa për ta komprometuar procesin e avancimeve të vitit 2018 nga kryesuesi i Këshillit Drejtues është dashakeqe për Universitetin. Në rrethana normale, një ministër normal do të duhej ta shkarkonte menjëherë personin në fjalë, por duke mos pritë që një gjë e tillë të ndodhë, ORCA siguron të gjithë të interesuarit për ta penguar reformën në UP, se një gjë e tillë nuk do të lejohet siç nuk është lejuar nga koha e Ibrahim Gashit e tutje, pavarësisht fuqisë politike që dikush mund ta ketë sot, përkohësisht.

    ORCA u bën thirrje Parlamentit Studentor dhe organizatave studentore për t’u përgatitur për një valë të re protestash nëse të tilla ndërhyrje mundohen të bëhen nga të korruptuarit në largim. Universiteti është shpresa e vetme e sistemit të arsimit, nga i cili nuk bën dhe nuk mund të heqim dorë.

    Ambasadorja e parë e Izraelit në Kosovë, e impresionuar me punën në Comodita
    Nga Rubrika
    Lajme24 Prill 2024
    Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se mësimi kryesor që duhet ta marrë kryeministri i vendit, Albin Kurti, nga...
    Lajme24 Prill 2024
    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, e ka komentuar rezultatin e zgjedhjeve presidenciale në Maqedoni të Veriut, ku tha se sikur shqiptarët të...
    Lajme24 Prill 2024
    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ardian Kastrati, ka deklaruar se shqiptarët në Maqedoninë e Veriut kanë mbrojtur UÇK-në nga ndërhyrjet ruso-serbe...
    Të tjera
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Komisioni Shtetëror Zgjedhor në Maqedoninë Veriore (KSHZ) ka nisur të nxjerr rezultatet e para jo-zyrtare për zgjedhjet presidenciale në rrethin e parë,...
    Lajme24 Prill 2024
    Jonathan Hargreaves, ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë është takuar me anëtarët e Komisionit për Punë të Jashtme të Kuvendit të...
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Përpjekjet globale të imunizimit kanë shpëtuar të paktën 154 milionë jetë në 50 vjetët e fundit, tha Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH),...
    Lajme24 Prill 2024
    Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) ka nisur të nxjerr rezultatet e para jo-zyrtare për zgjedhjet presidenciale në rrethin e parë, shkruan FrontOnline. Sipas...
    Lajme24 Prill 2024
    Kryeministri i vendit, ka thënë se Kosova për herë të parë ka filluar regjistrimin online të diasporës. Ai tha se ky është...
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Në Serbi sot janë arrestuar 17 persona, anëtarë të dy grupeve të organizuara kriminale, të cilët dyshohet se kanë falsifikuar 400 dokumente...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.