×
  • Lajme
  • Lajme

    ORCA: 55 për qind e profesorëve në UP nuk justifikojnë titullin e tyre akademik

    FrontOnline
    24 Korrik 2020

    Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA) ka publikuar raportin “Integriteti akademik, publikimi shkencor dhe justifikimi i titujve në Universitetin e Prishtinës”, përmes të cilit u bë e ditur se 55 për qind e profesorëve nuk e justifikojnë titullin e tyre akademik dhe se 39 për qind prej tyre nuk kanë asnjë publikim shkencor të shënuar në CV-në e tyre.

    Zëvendës drejtori i ORCA-s, Gramos Buçinca tha se për 3 vite me radhë ORCA ka bërë matjen e justifikimit të titujve akademik të profesorëve në UP, përmes identifikimit dhe numërimit të punimeve të publikuara në revista shkencore ndërkombëtare, të nevojshme për secilin nga titujt akademik.

    ”Në vitin 2019 nga 479 profesorë në UP, 262 apo 55% e tyre nuk e justifikojnë titullin e tyre akademik. Kjo është një e dhënë shqetësuese, ndonëse paraqet një përmirësim nga viti 2017 kur përqindja e mos-justifikimit të titullit ishte 72%, dhe nga viti 2018 kur e njëjta ishte 59%.Sa më i lartë titulli akademik, aq më e keqe situata. 66% apo rreth 2/3 e profesorëve të rregullt nuk e justifikojnë titullin e tyre akademik, krahasuar me profesorët e asocuar me 60% dhe profesorët asistentë me 40%”, deklaron ai.

    Sa i përket mosjustifikimit të titujve akademikë, Buçinca theksoi se ai rritet në proporcion të drejtë me moshën e profesorëve, ku 69% e atyre mbi moshën 50 vjeçare nuk e justifikojnë titullin, krahasuar me 31% të atyre mes moshës 40 dhe 50, dhe 12% të atyre nën moshën 40 vjeçare.

    Ai shtoi se kjo tregon që profesorët e rinj, formalisht i plotësojnë kriteret disa-fish më shumë sesa kolegët e tyre më të vjetër.

    ”Personi më i ri në moshë me titullin akademik “profesor i rregullt”, pra që ka kontratë permanente të punës, që nuk e justifikon këtë titull, do të pensionohet në vitin 2040. Kjo do të thotë që një fëmijë që sot është 8 vjeç dhe që vendosë të studiojë në UP, nëse supozohet se ndjek të gjitha nivelet e shkollimit me sukses të plotë, ka mundësi që të mentorohet në të gjitha gradat shkencore (Bachelor, Master, Doktoraturë) nga një profesor jomeritor”, deklaron zëvendësdrejtori i ORCA-s.

    Tutje Buçinca tregoi që për herë të parë, ORCA ka bërë edhe analizën gjinore të justifikimit të titullit akademik, sipas të cilës ka rezultuar se 39% e grave profesoresha në UP nuk e justifikojnë titullin akademik, krahasuar me 60% të profesorëve burra.

    ”Profesorët aktualë në UP-së kanë publikuar 2042 punime në revista shkencore. Kjo paraqet një rritje prej 307 publikimeve nga viti 2018.  Vetëm në 2017-ën u publikuan 263 punime shkencore, më së shumti në një vit që nga 1988 kur u regjistrua botimi i parë i tillë. Janë mesatarisht 4.26 punime të botuara në revista shkencore për profesor në UP. Janë 532 punime të botuar në revista të dyshimta nga 152 profesorë”, vazhdoi ai.

    Ndërprerje të rrymës për shkak të punimeve
    Nga Rubrika
    Lajme19 Prill 2024
    Gjykata Themelore në Pejë – Departamenti i Përgjithshëm Penal, ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Pejë për caktimin e masës së...
    Lajme19 Prill 2024
    Ministri për Administrimin e Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ka bërë të ditur se rruga Kijevë – Zahaq po bëhet dhe ka filluar...
    Lajme19 Prill 2024
    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, i ka reaguar Qeverisë së Kosovës për projektin e zgjerimit të rrugës Istog-Pejë-Deçan-Gjakovë-Prizren, për të cilën qeveria...
    Të tjera
    Kronika19 Prill 2024
    Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti i Krimeve të Rënda, njofton se ka ngritur aktakuzë, kundër të pandehurit D.Ll., për shkak të veprës...
    Lajme19 Prill 2024
    Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Haki Abazi ka thënë se përkujtimi i marrëveshjeve të Brukselit nga ana e kryeministrit, Albin Kurti është...
    Bota/Rajoni19 Prill 2024
    Nga data 12 deri më 18 prill në vend janë raportuar 46 raste të reja me kollën e keqe, me rritje prej...
    Sport19 Prill 2024
    Duket që Interi ka arritur marrëveshje me Lautaro Martinezin për vazhdimin e kontratës. Zyrtarizimi pritet të vijë pasi që të zyrtarizohet matematikisht...
    Bota/Rajoni19 Prill 2024
    Ambasada amerikane në Tiranë ka reaguar mbi protestën e opozitës para Bashkisë së Tiranës, ku protestuesit hodhën molotov para derës së këtij...
    Sport19 Prill 2024
    Barcelona tashmë ka filluar të bëjë plane për rikthimin e tyre në ‘Spotify Camp Nou’, pasi të përfundojë puna e ndërtimit për...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.