×
  • Lajme
  • Lajme

    Opozita tërhiqet nga procesi i votimit të Komisionerit

    FrontOnline
    17 Qershor 2021

    Tri partitë opozitare, PDK, AAK dhe LDK nuk do të marrin pjesë në procesin e votimit të Komisionarit për informim dhe Privatësi.

    Kjo pasi këto parti opozitare janë të pakënaqura me procesin e selektimit të kandidatëve për këtë pozitë.

    Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi ka njoftuar se kjo parti nuk do të marrë pjesë në procesin e votimit.

    “Lidhja Demokratike e Kosovës nuk pajtohet me këtë procedurë dhe nuk merr pjesë në votim”, ka thënë Gashi.

    Pjesë në votim nuk do të marrë pjesë as Partia Demokratike e Kosovës.

    “Ne në këtë maskaradë, në këtë shkelje nuk marrim pjesë. Unë e di saktë që ky proces ka me dështu. Jeni një konglomerat dhe ne nuk marrim pjesë në këtë proces”, ka thënë Recica.

    Poashtu as AAK-ja, askush nuk do të marrë pjesë në proces të votimit.

    “Grupi i Aleancës nuk do të marrë pjesë në këtë proces”, tha Lekaj.

    Lëvizja Vetëvendosje, komunitetet jo shumicë dhe Lista Serbe do të marrin pjesë në procesin e votimit.

    Kurtishaj: Presim që Shqipëria do të jetë top destinacion turistik edhe për 2023, jo veç për patriotizëm
    Nga Rubrika
    Lajme24 Prill 2024
    Presidentja Vjosa Osmani në 23 vjetorin e vrasjes përkujtoi heroin Ismet Rraci për të cilin ka thënë se ishte patriot, aktivist i...
    Lajme24 Prill 2024
    Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se brenda dy ditëve Qeveria Kurti është kritikuar rëndë në...
    Lajme24 Prill 2024
    Komuna e Prishtinës ka marrë vendim sot për anulimin e orarit të barnatoreve në kryeqytet. Kështu ka bërë të ditur shefi i...
    Të tjera
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit me qindra dronë dhe raketa balistike, forcat e Netanyahut paralajmëruan se do të “përgjigjen”. Pavarësisht përpjekjeve...
    Kronika24 Prill 2024
    Policia në Vushtrri ka arrestuar vozitësin serb – shtetas i Serbisë, i cili në gjendje të dehur, me veturën e tij me...
    Vip24 Prill 2024
    Adelina Tahiri ditët e fundit u aludua se ishte shtatëzanë, kjo bazuar në fotografitë që postonte. Ajo nuk dha asnjë koment lidhur...
    Lajme24 Prill 2024
    Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialog me Serbinë, Edita Tahiri e ka uruar për datëlindjen e 56 ish-presidentin Hashim Thaçi. Tahiri tha se...
    Kronika24 Prill 2024
    Policia ka gjobitur shoferët që kanë drejtuar automjete të cilat janë të paregjistruara qe më shumë se 30 ditë. Ata janë gjobitur...
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Ministri teknik i Punëve të Brendshme i Maqedonisë së Veriut, Pançe Toshkovski tha se deri më tani nuk ka pasur shkelje të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.