×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Opozita proserbe feston suksesin në zgjedhjet në Mal të Zi me këngë për Kosovën

    FrontOnline
    31 Gusht 2020

    Opozita proserbe feston suksesin në zgjedhjet në Mal të Zi me këngë për Kosovën

    Përfaqësuesit dhe aktivistët e koalicionit proserb “për Ardhmërinë e Malit të Zi” kanë festuar mbrëmë suksesin në zgjedhjet parlamentare në Mal të Zi duke kënduar këngë për Kosovën.

    Në një video të publikuar nga Radio Evropa e Lirë në gjuhën serbe, ata shihen duke kënduar këngë nacionaliste serbe për Kosovën në zyrat e partisë pas marrjes së rezultateve të zgjedhjeve.

    Koalivioni të cilin e udhëheq Fronti Demokratik bashkë me 8 parti tjera, në projeksionet preliminare, ka fituar 32% të votave dhe bashkë me dy partitë tjera opozitare mund ta formojë shumicën parlamentare për ta bërë qeverinë.

    Sipas Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, Partia Demokratike e Socialistëve e Milo Gjukanoviq është fituese e këtyre e zgjedhjeve me 35.12% të votave para koalicionit “Për Ardhmërinë e Malit të Zi” që mori 32.52%. Koalicioni “Paqja Është Kombi Ynë” mori 12.55%, “E Bardha në të Zezë” mori 5.57%, Socialdemokratët morën 4.09%, Partia Boshnjake 3.81%, SDP 3.14%, Lista Shqiptare 1.61% dhe koalicioni tjetër i shqiptarëve 1.16%.

    Një delegacion i Prince Coffee viziton plantacionet e kafesë në Indi
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, bëri thirrje për zgjerimin e sanksioneve ndërkombëtare kundër Rusisë për shkak të pushtimit të paprovokuar që Moska nisi...
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Një skemë mashtrimi përmes faturave fiktive, me vlerë 1 milion euro në dëm të shtetit shqiptar është parandaluar në kohë nga Prokuroria...
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Gjykata Supreme e Maqedonisë së Veriut sot mbajti mbledhje pas ankesës së të dyshuarit Aleksandar Gjorçevski, babai i Vanja Gjorçevskës, së vrarë...
    Të tjera
    Lajme25 Prill 2024
    Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi, Raporti i Freedom House për Kosovën e dëshmon zërin opozitarë se kjo Qeveria Kurti...
    Sport25 Prill 2024
    Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta ndihet i lumtur që kanë arritur marrëveshje me trajnerin Xavi për të vazhduar qëndrimin e këtij të...
    Sport25 Prill 2024
    Carlo Ancelotti ka dhënë lajme të mira për portierin Thibaut Courtois. Trajneri italian konfirmon se shërimi i portierit belg po shkon mjaft...
    Lajme25 Prill 2024
    Lidhja Demokratike e Kosovës u ka bërë thirrje partive politike që të lëshojnë sallën ku po mbahet seanca plenare. Kjo pas dështimit...
    Kronika25 Prill 2024
    Policia e Kosovës njofton se të mërkurën gjatë kontrollit në shtëpinë e një të dyshuari në Zveçan, janë gjetur dhe konfiskuar pesë...
    Opinione25 Prill 2024
    Burimi: The Financial Times (titulli origjinal: Don’t relax, Europe — the US hard right isn’t finished yet), Constanze Stelzenmuller. Në fundjavë, Kongresi...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.