[wp-story]

Lajme

Opozita numëron arsyet pse vendi duhet të shkojë në zgjedhje

Opozita numëron arsyet pse vendi duhet të shkojë në zgjedhje
17:51 | 22 Korrik 2019

Pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga pozita e kryeministrit të Kosovës pothuajse të gjitha partitë politike, si nga koalicioni qeverisës, edhe ato të opozitës, kanë kërkuar shkuarjen në zgjedhje të parakohshme. Për shkak të mungesës së konsensusit për një kandidat të ri të përbashkët nga ana e PAN-it, njohësit e çështjeve politike theksojnë se vendi mund të përballet me zgjedhje në shtator të këtij viti, shkruan sot gazeta Zëri.

Partitë opozitare menjëherë pas vendimit të Ramush Haradinajt për të dhënë dorëheqje nga pozita e kryeministrit kanë kërkuar shkuarjen në zgjedhje të reja.

Si Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Partia Socialdemokrate, edhe Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar zgjedhje të parakohshme. Madje lideri i saj, Albin Kurti, gjatë ditës së djeshme ka numëruar disa arsye se pse presidenti i vendit duhet t’i shpallë zgjedhjet menjëherë.

Sipas Kurtit, Kuvendi i Kosovës i është nënshtruar një deformimi të dyfishtë të vullnetit të qytetarëve pas zgjedhjeve të 11 qershorit të vitit 2017, duke përmendur kalimin e AKR-së nga koalicioni LAA te PAN-i dhe largimin e deputetëve të Vetëvendosjes te Partia Socialdemokrate. Më tutje ndër arsyet Kurti përmend edhe deklarimet e partive politike se pas dorëheqjes së Haradinajt janë të gatshme për zgjedhje, kësisoj ai thekson se me arsyet e lartpërmendura nëse presidenti Thaçi nuk vendos në favor të zgjedhjeve, atëherë do të dëmtohet interesi i qytetarëve.

“Në këto rrethana duhet shpërndarë Kuvendi. Kjo qeveri që kishim s’rrinte dot në këmbë. Ky Kuvend që kemi s’mund të mëkëmbë qeveri. Efektivisht Neni 82, pika 2, i rri situatës së krijuar. Çfarëdo që bën presidenti, kjo nuk është për datë të zgjedhjeve të reja, vetëm sa e zvarrit procesin, duke e dëmtuar shtetin e Kosovës dhe interesin e qytetarëve”, ka deklaruar ai.

Bonus dhe Premium Kartela të cilat po i ofron Petrol Company, kartelat më të kërkuara nga klientët

Të tjera