×
  • Lajme
  • Lajme

    Opozita kritikon VV-në për punësime familjare

    FrontOnline
    29 Janar 2023

    Partitë opozitare në vend po vlerësojnë se partia në pushtet është duke larguar njerëzit nga administrata publike për t’i punësuar të afërmit e tyre. Sipas tyre me këtë Qeveri ka marr formë “nepotizmi”, raporton Ekonomia Online.

    Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, tha se nga dita e parë Qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti, ka shfrytëzuar mundësinë në çdo moment për ti larguar njerëzit, me difirencu njerëz politikisht, me bërë presion mbi administratën publike që ata të lëshojnë vendet e punës dhe të punësojnë njerëz të vet.

    “Qeveria e Kosovës nga dita e parë e ka shfrytëzuar mundësinë në cdo moment për ti larguar njerëzit, me difirencu njerëz politikisht, me bërë presion mbi administratën publike që ata të lëshojnë vendet e punës dhe të punësojnë njerëz të vet, njerëz të afërt edhe familjarë, e aq më keq kur Qeveria e Kosovës i shfrytëzon katastrofat në vend që ti kryej këto punësime dhe këto punësime të kalojnë në heshtje”, tha ajo.

    Musliu duke përmendur disa nga punësimet familjare që sipas saj i ka bërë udhëheqësit shtetërorë, tha se kësaj qeverisje duhet që ti vije fundi pasi sipas saj pushteti ka hyrë në një rrugë pa krye.

    “Nuk guxon që të kalon në heshtje punësimi i tezakës në këtë rast sepse ju e din që nuk është vetëm ai rast e kishim edhe vëllaun, pra disa ditësh të presidentes Bankën Qendrore, kishim një tezake tjetër në Universitet e kështu më radhë të mos flasim për bashkëshortin e saj i cili merr pagë pa punuar as një ditë i cili shantazhon mediet. Unë konsideroj që kësaj qeverisje duhet që ti vije fundi, dy vjet kemi pritur me ide që kjo do ta gjejë rrugën por fatkeqësisht kjo ka hyrë në një rrugë pa krye dhe nuk ka kthim”, tha ajo.

    Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha, u shpreh se punësimet e të afërmeve nga Qeveria është bërë një gjë normale.

    Ai ka ironizuar me këto punësime, duke thënë se korrupsioni e nepotizmi kanë marr kuptim për këtë Qeveri.

    “Në fakt ka qenë një debat i ashpër për këto punësime në kohët më përpara edhe kanë shpikur këso lloj punësime, kanë etiketuar edhe kanë përbaltë plotë njerëz, kanë qenë krejt rrena. Kurse tani kjo punë është aq normale edhe aq përditë bëhen edhe nuk është reagimi qysh pritej apo si ka qenë atëherë. Unë besoj që kjo qeveri nepotizmin, do të thotë tash ka marr kuptim gjithçka edhe korrupsioni edhe kapja e shtetit edhe nepotizmin edhe të gjitha”, u shpreh Berisha.

    “Tash ka marr kuptim kapja e shtetit, atë herë ka qenë vetëm si farëz, është përdorur politikisht dhe është gënjyer në masë të madhe, por tash është duke u bërë më të vërtet. Është e rrezikshme sepse shteti nuk mundet dhe nuk funksionon”, tha ai.

    Petrol Company hap pikën më të re në Orllat me super çmime për Black Friday: Diesel 1.51€ dhe Benzinë 1.38€
    Nga Rubrika
    Lajme29 Mars 2024
    Ish-kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka thënë se vota kundër Kosovës e Malit të Zi në Komitetin për Politikë dhe...
    Lajme29 Mars 2024
    Lidhur me çështjen e rrymës në veri për Front Online ka folur edhe kryesuesi i Asamblesë Komunale të Mitrovicës Veriore, Nexhat Ugljani....
    Lajme29 Mars 2024
    Sot do të mbahet mbledhja e radhës e Kryesisë së Kuvendit. Në rend dite votimi i disa marrëveshjeve ndërkombëtare e themelimi i...
    Të tjera
    Lajme29 Mars 2024
    Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim ka bërë të ditur se po vazhdojnë kërkimet për gjetjen e një personi të zhdukur...
    Lajme29 Mars 2024
    Faturimi i rrymës ende s’ka filluar anipse më 9 dhjetor të 2023-tes, KEDS pati nënshkruar kontratë me Elektroserverin për të shpërndarë dhe...
    Lajme29 Mars 2024
    Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere, si dhe ai për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal do të zhvillohen sot....
    Lajme29 Mars 2024
    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka akuzuar përfaqësuesit e Këshillit Gjyqësor dhe Prokurorial për tendencë kushtëzimi për Ministrinë e Drejtësisë. Ajo tha...
    Lajme28 Mars 2024
    Rusia dështoi të enjte në përpjekjen për një seancë të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ku do të diskutohej rreth...
    Lajme28 Mars 2024
    Kryeministri Albin Kurti, ka bërë iftar bashkë me ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angılı, zëvendësministrin në Ministrinë e Punëve të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.