×
  • Lajme
  • Lajme

    Opozita kërkon sqarime nga Bajrami për akuzat e ish-drejtorit të ATK-së

    FrontOnline
    21 Tetor 2020

    Për të kërkuar llogari për shkarkimin e drejtorit të ATK-së dhe atij të Doganës, si dhe për akuzat e ish-drejtorit të ATK-së, Ilir Murtezaj ndaj qeverisë, deputetët e opozitës kanë kërkuar nga ministrja e Financave, Hykmete Bajrami të raportojë në Komisionin për Buxhet dhe Transfere.

    Megjithatë, ministrja Hykmete Bajrami sot nuk ishte e gatshme të raportoj në këtë Komision për shkak të agjendës, siç tha ajo të ngarkuar. Por, nuk përjashtoi mundësinë që të raportojë në një prej mbledhjeve të ardhshme.

    “Në ditët në vijim do të raportoj për gjendjen në ATK, për borxhet dhe të tjera. Të gjitha raportet mund t’ju sjellë pa asnjë problem. Shkarkime ka pasur edhe në qeverisjen e VV-së dhe PDK”, tha ajo.

    Ndaj, kësaj deklarate ka reaguar ish ministri Bedri Hamza tha se asnjë rast që i është shkëputur kontrata në Ministri të Financave.

    Deputetja Mimoza Kusari Lila ka thënë se rrëfimi i ish-drejtorit të ATK paraqet një skandal të madh, andaj duhet të hetohet kjo çështje.

    Deputetët e LDK-së dhe AAK-së kanë kërkuar që ky propozim i VV-së për të futur sot në rend dite diskutimin për shkarkimet, të mbahet në një prej mbledhjeve të ardhshme.

    Komisioni vendosi që në mbledhjen e ardhshme të vendos për ditën e diskutimit për shkarkimet.

    Mbledhja e Komisionit e cila nisi me vonesë për shkak të seancës plenare, tashmë është duke diskutuar për raportin vjetor financiar të buxhetit të Kosovës për vitin 2019, të cilin raport po e prezanton ministrja Bajrami.

    Ndërsa, pas kësaj pritet të diskutohet Projektligji për rimëkëmbje ekonomike në lexim të dytë.

    Njoftimet nga KEDS për punimet në rrjet, vendet që do të mbesin pa rrymë
    Nga Rubrika
    Ekonomi19 Prill 2024
    Sot kanë nisur punimet për zgjerimin e rrugës nacionale Kijevë-Dollc. Në ceremoninë e nisjes së punimeve kanë marrë pjesë kryeministri i Kosovës,...
    Lajme19 Prill 2024
    Ambasada amerikane në Prishtinë ka vendosur numrat se ku mund të thërrasin viktimat e dhunës me bazë gjinore, duke përkujtuar se Kosova...
    Ekonomi19 Prill 2024
    Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati dhe Zëvendës Presidentja për Evropë dhe Azi Qendrore në Bankën Botërore, Antonella Bassani, kanë...
    Të tjera
    Lajme19 Prill 2024
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kujtuar heroin e kombit, Sali Çekaj në 25-vjetorin e rënies. Haradinaj...
    Lajme19 Prill 2024
    Votimi pro për anëtarësim të Kosovës në Këshill të Evropës nga Asambleja Parlamentare, e ka egërsuar qasjen e Serbisë ndaj shqiptarëve të...
    Lajme19 Prill 2024
    Me vendim të Komunës së Prishtinës të premten ora e parë e mësimit në të gjitha shkollat e ciklit të mesëm të...
    Lajme19 Prill 2024
    Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka kujtuar heroin Sali Çekaj në 25-vjetorin e rënies së tij. Osmani ka thënë se...
    Lajme19 Prill 2024
    Izraeli kreu një sulm me raketa brenda Iranit para agimit të së premtes, raportuan mediat amerikane, duke cituar zyrtarë të paidentifikuar amerikanë...
    Sport19 Prill 2024
    Sulmuesi i Real Madrid, Vinicius Junior foli për mediet pas suksesit ndaj Manchester City-t në çerekfinalet e Champions League. Ai theksoi se...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.