×
  • Lajme
  • Lajme

    OMK nderon me medaljen “Nderi i Mjekut” 16 specialistë që kanë ndërruar jetë

    FrontOnline
    09 Mars 2021

    Oda e Mjekëve të Kosovës ka vazhduar me ndarjen e mirënjohjeve për profesionistët shëndetësorë që kanë ndërruar jetë, si dhe për institucionet shëndetësore që kanë punuar gjatë pandemisë.Kryetari i OMK-së Dr.

    Pleurat Sejdiu, ka thënë viti i kaluar ka qenë i rëndë për komunitetin e mjekëve.

    “Tani na është shtuar edhe mortja e madhe që është duke ndodhë anembanë botës, por edhe në mesin e komunitetit tonë. Ne kemi për detyrim si shtëpi e përbashkët e të gjithë mjekëve, Oda e Mjekëve e ka për obligim të kujtojë ata që ishin pjesë e jona dhe në shërbim të qytetarëve”, ka deklaruar Sejdiu, shkruan Gazeta Shneta.

    Në anën tjetër drejtori i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar iu ka bërë thirrje institucioneve dhe OMK-së që të vazhdojnë me frymën e kolegialitetit dhe të kujtojnë kolegët që ranë duke iu shërbyer pacientëve.

    Nuk ka gjë më të mirë në jetë sesa të t’ju shërbesh të tjerëve dhe familjarët e juaj ishin në shërbim të pacientëve. Disa prej tyre i kam njohur personalisht dhe i kemi pas edhe pacientë. Nuk është e lehtë as për neve si kolegë, por sigurisht se për juve si familjar është ndjenjë e veçantë”, ka deklaruar Krasniqi.OMK ka nderuar me medaljen përkujtimore “Nderi i Mjekut” mjekët: Abaz Krasniqi, Adem Limani, Bedri Sadriu, Bedri Zahiti, Elmir Tarani, Ferat Emini, Gjon Gjidoda, Ilirjanë Bunjaku, Isak Maxhuni, Skender Çitaku, Nevzat Bajrami, Nusret Zijabeg, Orhan Gafurri, Sami Gjoka, Sanije Demiri dhe Shaban Jashari.

    Punimet në rrjet, KEDS njofton për ndërprerjen e energjisë-elektrike
    Nga Rubrika
    Lajme19 Prill 2024
    Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, i ka reaguar kryeministrit të vendit, Albin Kurti, i cili sot përmendi 11 vjetorin e...
    Lajme19 Prill 2024
    Presidentja Vjosa Osmani ka publikuar foto nga ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59’të të Policisë së Kosovës. Osmani ka thënë se...
    Lajme19 Prill 2024
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka miratuar listat e qendrave të votimit ku pritet që më 21 prill të votohet “për” apo...
    Të tjera
    Lajme19 Prill 2024
    Sot bëhen 11 vjet nga Marrëveshja e 19 prillit e vitit 2013 mes Kosovës dhe Serbisë. Kryeministri Albin Kurti ka përkujtuar  nënshkrimit...
    Lajme19 Prill 2024
    Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka folur rreth procesit të referndumit që të dielen e 21 prillit pritet të mbahet në komunat...
    Lajme19 Prill 2024
    Kryetarët shqiptarë të katër komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës do t’i sigurojnë vetes së paku një vit qeverisje të...
    Lajme19 Prill 2024
    Një vendim historik e ka cilësuar deputeti ukrainas Oleksej Gonçarenko, votën e Asamblesë Parlamentare pro Kosovës në Këshillin e Evropës. Në një...
    Bota/Rajoni19 Prill 2024
    Një tërmet i fortë ka goditur mëngjesin e kësaj të premteje Turqinë. Mediat turke raportojnë se, tërmeti ka qenë me magnitudë 5.6,...
    Lajme19 Prill 2024
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kujtuar heroin e kombit, Sali Çekaj në 25-vjetorin e rënies. Haradinaj...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.