×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    OKB: Përkeqësohet uria në botë, perspektiva të errëta në 2020

    FrontOnline
    13 Korrik 2020

    Një në nëntë qënie njerëzore kanë vuajtur nga mungesa kronike e ushqimit në 2019, një proporcion që pritet të përkeqësohet për shkak të pandemisë COVID-19, sipas një raporti vjetor të OKB, të publikuar sot.

    “Sipas vlerësimeve të fundit, uria vitin e kaluar preku rreth 690 milion njerëz, ose 8,9% të popullsisë në botë”, thuhet në një raport të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Ushqimin dhe Bujqësinë (FAO), rihartuar me ndihmën e Fondit Ndërkombëtar për Zhvillimin e Bujqësisë, UNICEF, Programit Botëror të Ushqimit dhe Organizatës Botërore të Shëndetit.

    Rreth 10 milionë persona më shumë se në 2018, dhe 60 milion më shumë se në 2014, raporton ATSh.

    “Nëse kjo tendencë vazhdon, vlerësohet se deri në vitin 2030, ky numër do të tejkalojë 840 milionë njerëz. Kjo do të thotë se qëllimi për t’i dhënë fund urisë deri në vitin 2030, i vendosur nga OKB në 2015, nuk është në rrugën e duhur”, theksoi Thibault Meilland, një analist i politikave në FAO.

    Dhe kjo ishte pa marrë parasysh tronditjen shëndetësore dhe ekonomike të shkaktuar nga pandemia e COVID-19, e cila gjeneroi humbje të të ardhurave, rritje të çmimeve të ushqimit dhe ndërprerje të zinxhirëve të furnizimit …

    Sipas raportit, recesioni global i shkaktuar nga koronavirusi i ri ka të ngjarë të shkaktojë uri tek 83-132 milionë persona më shumë.

    Festo Bajramin me ofertën All Inclusive të Sharr Travel
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni16 Prill 2024
    Përfaqësuesi evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, është dominuar ambasador i Bashkimit Evropian në Zvicër. Ai ndodhet në mesin e 44 nominimeve...
    Bota/Rajoni16 Prill 2024
    Sistemet kundërajrore ukrainase i kanë rrëzuar të gjithë nëntë dronët që Rusia i lëshoi në drejtim të territorit të Ukrainës mëngjesin e...
    Bota/Rajoni16 Prill 2024
    Është shpallur në kërkim një person në Korçë, i cili dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një vajzë. Në njoftim bëhet e ditur...
    Të tjera
    Vip16 Prill 2024
    Xhuliana Nura ka qenë një personazh tejet i pikasur në edicionin e parë të Big Brother VIP Kosova, por ka vazhduar të...
    Lajme16 Prill 2024
    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka bërë thirrje që vrasësit të marrin dënimet që i meritojnë nga institucionet gjyqësore të vendit. Ajo,...
    Sport16 Prill 2024
    Federata e Futbollit të Kosovës ka marr vendim, që të shtyhen ndeshjet gjysmëfinale të Kupës së Kosovës. E gjithë kjo për shkak...
    Sport16 Prill 2024
    Werder Bremen ka pezulluar ish-mesfushorin e Liverpoolit, Naby Keita deri në fund të sezonit dhe gjithashtu e ka gjobitur lojtarin pasi ai...
    Bota/Rajoni16 Prill 2024
    Sistemet kundërajrore ukrainase i kanë rrëzuar të gjithë nëntë dronët që Rusia i lëshoi në drejtim të territorit të Ukrainës mëngjesin e...
    Sport16 Prill 2024
    Ylli i Manchester Cityt, Bernardo Silva, ka deklaruar se Real Madridi është përmirësuar nga viti i kaluar, përpara ndeshjes së kthimit të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.