×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    OKB: Gjermania e Britania e bëjnë Daçiqin ‘të flas me vetën’, ia përmendin krimet e Serbisë në Kosovë

    FrontOnline
    21 Tetor 2020

    Sot në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë të Kombeve të Bashkuara është folur edhe për krimet serbe në Kosovë gjatë vitit 1999.

    Ivica Daçiq, ministri i jashtëm serb krejtësisht ndryshe është ankuar në OKB se Kosova e ka shkelur marrëveshjen e Uashingtonit, ndërsa në anën tjetër, ministra e Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla është shprehur se Serbia po i fsheh viktimat e krimit që ende janë të zhdukur.

    E lidhur me këtë çështje, pranë Kosovës ka qëndruar edhe përfaqësuesi i Britanisë së Madhe në Kombet e Bashkuara, Thomas Phipps.

    Nëpërmjet një postimi në Twitter, qeveria e Britanisë së Madhe ka treguar se mbështet marrëveshjen gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme midis Kosovës dhe Serbisë.

    “Britania është e gatshme të mbështesë një marrëveshje normalizimi, gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme midis Kosovës dhe Serbisë nga e cila përfitojnë popujt e të dy vendeve. Ne e mirëpresim rinisjen e dialogut të lehtësuar nga BE dhe të udhëhequr nga Miroslav Lajçak.”, thuhet në postimin e tyre.

    Gjithashtu, në këtë postim, thuhet se nuk mund të lejohet mosndëshkimi i krimeve të luftës të kryera në vitin 1999.

    “Ne nuk mund të lejojmë mosndëshkimin e krimeve të luftës të kryera në kohën e konfliktit 1999. Mbretëria e Bashkuar mbështet përpjekjet për të parë drejtësinë dhe nuk e mbështet progresin e ngadalshëm të ndjekjeve penale. Ne nxisim Serbinë dhe Kosovën që të punojnë së bashku në trajtimin e këtyre krimeve historike.”, thuhet në këtë postim.

    E Daçiq një goditje të fortë e mori edhe nga ambasadori i Gjermanisë në Kombet e Bashkuara.

    Në fjalimin e sotëm në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ambasadori gjerman, Christoph Heusgen e kritikoi Ministrin e Jashtëm serb, Ivica Daçiq.

    Siç thotë ai, i duket se fjalimi i tij është “kopjim i teksteve të mëparshme” dhe në lidhje me politikën e mos njohjes së pavarësisë të Kosovës, ai tha se “miqtë tanë serbë po e qëllojnë veten në këmbë”.

    “Unë jam i befasuar nga kjo politikë e përpjekjes për të tërhequr njohjen. Miqtë tanë serbë janë duke qëlluar veten në këmbë, sepse nëse ata duan t’i bashkohen me BE-së, ata duhet të punojnë në njohjen dhe ta njohin vet (Kosovën)”, tha ambasadori gjerman.

    Ai shtoi se fjalimi i Daçiqit dukej si “kopi paste” pasi që diplomati gjerman tha se përfaqësuesit e Serbisë flasin shumë për krimet e shqiptarëve dhe se, siç pretendon ai, kurrë nuk kanë dëgjuar për krimet e kryera kundër shqiptarëve në vitin 1998 dhe 1999, të tilla si, spastrimi etnik dhe dëbimin masiv. 

    Auto Mita me një mundësi të mirë për bizneset – për çdo veturë të re, SERVISI FALAS deri në 100…
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni16 Prill 2024
    Ambasadorja amerikane në Kombet e Bashkuara u ka bërë thirrje Rusisë dhe Kinës që të ndryshojnë kursin dhe të ndalojnë së shpërblyeri...
    Bota/Rajoni16 Prill 2024
    Policia australiane e ka shpallur goditjen me thikë të së hënës në një kishë të Sidneit një “akt terrorist” me motive fetare....
    Bota/Rajoni16 Prill 2024
    Mijëra gjeorgjianë protestuan kundër projektligjit për “agjentë të huaj”, legjislacion që ka tronditur shtetin e Kaukazit, përderisa ligjvënësit nga partia në pushtet...
    Të tjera
    Lajme16 Prill 2024
    Prokurori i krimeve të rënda në Pejë, Ersan Qavolli ka dhënë detajet e fundit lidhur me rastin e vrasjes së rëndë të...
    Lajme16 Prill 2024
    Kanë përfunduar punimet e Komitetit Politik në Kuadër të Këshillit të Evropës ku u diskutuan amendamentet e propozuara për anëtarësimin e Kosovës...
    Lajme16 Prill 2024
    Nënkoloneli Oliver Palkowitsch është emëruar zëvendës Atashe i Mbrojtjes në Ambasadën Gjermane në Prishtinë, pozitë kjo e krijuar për herë të parë....
    Lajme16 Prill 2024
    Deputetja Mimoza Kusari ka reaguar pas vrasjes së gruas në Pejë mëngjesin e sotëm. Kusari ka thënë se kjo është alarmante dhe...
    Lajme16 Prill 2024
    Kryeprokurori i Pejës, Agim Kurmehaj është deklaruar rreth rastit të vrasjes së rëndë të një gruaje në Pejë. Ai tha se lidhur...
    Lajme16 Prill 2024
    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është takuar me emisarin special të dialogut Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak. Vuçiq tha se me Lajçakun...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.