×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    OKB: Edhe 5 milionë afganë do të kenë nevojë për ndihmë më 2021

    FrontOnline
    16 Dhjetor 2020

    Kombet e Bashkuara vlerësojnë se pesë milionë afganë shtesë do të kenë nevojë për ndihmë vitin e ardhshëm, për shkak të pandemisë COVID-19 dhe rritjes së konflikteve.

    Nevoja po rritet dhe “fondet janë urgjentisht të nevojshme”, tha ndihmësi i sekretarit të përgjithshëm të OKB-së për çështje humanitare, Ramesh Rajasingham.

    Ai tha se situata do të përkeqësohet edhe nga dimri i ashpër që zakonisht përjeton Afganistani.

    Rajasinghami kujtoi se OKB ka kërkuar mbështetje për rreth 11 milionë afaganë në vitin 2020, ndërsa për vitin e ardhshëm, kjo shifër tha se rritet në rreth 16 milionë.

    Afganistani është në luftë qysh nga viti 2001.

    Forcat qeveritare janë duke negociuar me militantët talibanë për arritjen e një marrëveshjeje për paqe.

    Por, pavarësisht bisedimeve, dhuna vazhdon.

    Të martën, së paku 3 njerëz kanë humbur jetën nga shpërthimi i një bombe në Kabul. Në mesin e të vrarëve ka qenë edhe zëvendësguvernatori i provincës së Kabulit, Mahbobullah Mohibi.

    Në muajin tetor, misioni i Kombeve të Bashkuara në Afganistan (UNAMA) ka thënë se 2,117 civilë janë vrarë dhe 3,822 janë plagosur në nëntë muajt e parë të këtij viti. \ Rel

    Vlera Devolli bashkë me liderin e CDU-së në promovimin e Sara Rosner
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni13 Shtator 2024
    Papa Françesku të premten e përshkroi zgjedhjen që votuesit amerikanë duhet të bëjnë në zgjedhjet presidenciale si një mes “më të voglës...
    Bota/Rajoni13 Shtator 2024
    Kërkesa e Ukrainës për të lehtësuar përdorimin e armëve të dhëna nga Shtetet e Bashkuara dhe Britania do të diskutohet të premten...
    Bota/Rajoni13 Shtator 2024
    Kisha Katolike e Francës ka thënë se do të hapë të dhënat e saj mbi akuzat për abuzim seksual dhe ngacmime të...
    Të tjera
    Lajme13 Shtator 2024
    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se shteti serb nuk ka marrë vendim për okupimin e Kosovës, pasi tha se ekspertët...
    Bota/Rajoni13 Shtator 2024
    Kisha Katolike e Francës ka thënë se do të hapë të dhënat e saj mbi akuzat për abuzim seksual dhe ngacmime të...
    Lajme13 Shtator 2024
    Presidenti serb, Aleksander Vucic, në konferencën e tij për media ka prezantuar 7 “masat” lidhur me Veriun e Kosovës, duke kërkuar zgjedhje...
    Lajme13 Shtator 2024
    Drejtori i IKD-së, Ehat Miftaraj, ka reaguar pas paralajmërimeve nga presidenti serb për “shpalljen e okupimit” të Kosovës. Ai ka thënë se...
    Kronika13 Shtator 2024
    Policia ka bërë të ditur se është arrestuar një person në Gjilan për armëmbajtje pa leje. Në njoftim thuhet se pas kontrollit...
    Lajme13 Shtator 2024
    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë të premten se nuk ekziston asnjë zgjidhje e kënaqshme për serbët për, siç ka thënë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.