×
  • Lajme
  • Lajme

    Oficeri zviceran me shërbim në Kosovë gjykohet për përshëndetjen hitleriane

    FrontOnline
    16 Nëntor 2021

    Më 4 nëntor të vitit 2017, oficeri M. N. nga Kantoni Thurgau, me shërbim në Swisscoy ishte në lokalin “Brandhüsli” në kampin fushor të Prizrenit në Kosovë. Aty po zhvillohej një festë në të cilën M. N., i dehur, kishte ngritur krahun duke bërë përshëndetjen e Hitlerit dhe kishte bërtitur “Heil Hitler!” dhe “Sieg Heil!”.

    Më pas atij iu kërkua nga një nëpunëse bari të largohej nga vendi. M. N. e ka goditur me dorë në fytyrë. Drejtësia ushtarake e ka akuzuar togerin nga Thurgau për diskriminim racor.

    Rifillimi i seancës para gjykatës së apelitNë Zvicër, përshëndetja e Hitlerit është e ndaluar vetëm nëse përdoret për të propaganduar nacionalsocializmin. Por, shprehja e pikëpamjeve personale përmes kësaj shenje, është e lejuar.

    Prandaj, M. N. u dënua fillimisht nga Gjykata Ushtarake e St. Gallenit vetëm për dehje, por jo për diskriminim racor, shkruan 20minuten.ch.

    Gjykata ushtarake e apelit ndërkohë ka zbuluar se nuk ishte e qartë nëse togeri, me gjestet e tij kishte bërë propagandë.Për rrjedhojë, prokurorët e ushtrisë e bartën vendimin në shkallën më të lartë, në Gjykatën Ushtarake të Kasacionit,.

    U argumentua se M. N. kishte vepruar me qëllim të përcjelljes së një ideologjie diskriminuese racore dhe në këtë mënyrë kishte për qëllim të ndikonte tek të pranishmit.Katër vjet më vonë, Gjykata e Kasacionit ka rënë dakord me prokurorët se me këtë rast ishte e përmbushur vepra e diskriminimit racor. Për këtë arsye çështja do të shqyrtohet sërish më 26 nëntor në Gjykatën e Apelit, ka raportuar “blick”.

    Vihet në pikëpyetje Ligji Penal Ky rast ka ngritur pikëpyetje për situatën ligjore. Deputetja nacionale nga PS, Gabriela Suter do të paraqesë një nismë parlamentare ndërpartiake për këtë temë në seancën e ardhshme. Nisma synon të bëjë të dënueshëm përdorimin publik të gjesteve nacionalsocialiste edhe nëse ato nuk përdoren për qëllime propaganduese, transmeton albinfo.ch. Përveç kësaj, sipas nismës, të gjitha shenjat dhe gjestet diskriminuese racore duhet të ndalohen.“Problemi është se përshëndetja e Hitlerit është e ndaluar vetëm nëse e përdorni për të bërë propagandë,” tha Suter për 20 Minuten.

    Kritika të mprehta nga SIG (Hebrenjtë e Zvicrës)Gjeste të tilla janë të patolerueshme edhe për Shoqatën Zvicerane të Komuniteteve Izraelite (SIG): “Gjestet dhe shprehjet naziste janë tërësisht të papranueshme.

    Nëse ato përdoren nga një oficer i ushtrisë zvicerane që ka një funksion model, është shumë shqetësuese”, thotë Jonathan Kreutner, Sekretar i Përgjithshëm i SIG-së, përcjell albinfo.ch. Incidente të tilla nuk ndodhin shpesh në Zvicër, por ato nuk duhet të nënvlerësohen. “Ato duhet të trajtohen me ashpërsi dhe nnë mënyrë të vendosur”, ka thënë Kreutner.Ne do të vazhdojmë të bëjmë fushatë për këtë, thotë Kreutner. Dhe më tej: “Në parim, prej vitesh kemi qenë të mendimit që gjestet naziste duhet të ndalohen. Kjo tregon një ndjenjë raciste, përhapja e së cilës duhet të parandalohet”.

    Filloi aplikimi për gjeneratën e 10-të të KEDS Academy për nxënës dhe studentë të rinj
    Nga Rubrika
    Lajme20 Korrik 2024
    Sllavica Radovanoviq, kolonele në pension e Policisë së Serbisë, ka kritikuar publikisht ministrin e Punëve të Brendshme të Serbisë, Ivica Daçiq, për...
    Lajme20 Korrik 2024
    Policia e Kosovës ka bërë të ditur se sot ka intervistuar një person, i cili dyshohet se e ka ndihmuar Faton Hajrizin...
    Lajme20 Korrik 2024
    Pritjet e mërgimtarëve për të hyrë në Kosovë nga pika kufitare te Dheu i Bardhë janë deri në dy orë, teksa kolona...
    Të tjera
    Lajme20 Korrik 2024
    Agim Musliu nga instituti “Octopus” ka shkruar për atë që ka ndodhur në Serbi përgjatë këtyre tre ditëve, ku një polic serb...
    Lajme20 Korrik 2024
    Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka vizituar Festivalin Anibar që po mbahet në komunën e Pejës. Kurti qëndroi në Galerinë e Arteve...
    Lajme20 Korrik 2024
    Faton Hajrizi intervistën e fundit televizive e kishte dhënë para 10 muajve. Në të ai kishte rrëfyer se si ishte burgosur, e...
    Lajme20 Korrik 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, është takuar me kryeministrin e Islandës, Bjarni Benediktsson, ku tha se ishte pikërisht Islanda, vendi që i...
    Lajme20 Korrik 2024
    Disa nga të burgosurit shqiptarë në Greqi, kanë njoftuar se kanë filluar një grevë urie. Ata thonë se këtë po e bëjnë...
    Lajme20 Korrik 2024
    Në konferencën e përbashkët me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, të mbajtur të shtunën në Beograd, kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz tha...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.