Në Akademinë Ushtarake Mbretërore Sandhurst të Mbretërisë së Bashkuar ka diplomuar Oficer Kadet Lirijona Bajraktari.
Shkollimi në Akademinë Ushtarake Mbretërore Sandhurst është shkollim një vjeçar dhe përfshin përgatitjen e oficerëve për të shërbyer në pozita të ndryshme në Forcat e Armatosura.
“Diplomimi këtë vit arriti numrin e të diplomuarave nga Forca e Sigurisë së Kosovës në këtë Akademi në 30 oficerë dhe është drejtuar nga Gjeneral Sir Patrick Sanders, në emër të Mbretit Charles III”, njofton Ministria e Mbrojtjes së Kosovës.
Një falënderim i veçantë për mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar në zhvillimin dhe edukimin e oficerëve të Republikës të Kosovës.