[wp-story]

Ekonomi

Odat ekonomike diskutojnë masat për mbështetjen e rimëkëmbjes së ekonomisë       

Odat ekonomike diskutojnë masat për mbështetjen e rimëkëmbjes së ekonomisë       
16:11 | 03 Qershor 2020

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti ka takuar kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqin dhe drejtorin ekzekutiv të Odës ekonomike Amerikane, Arian Zeka me të cilaët ka biseduar në lidhje me masat për rimëkëmbje të ekonomisë, raporton Front Online.

“Guvernatori Mehmeti i njoftoi përfaqësuesit e odave lidhur me zhvillimet e fundit në sektorin financiar dhe planeve të mëtejme të BQK-së për të ndihmuar rimëkëmbjen e ekonomisë. BQK-ja mbetet e përkushtuar të kontribuojë në lehtësimin e mëtejmë të qasjes në financa përmes rolit të saj si rregullator dhe mbikëqyrës i sistemit financiar”, shkruhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Guvernatori Mehmeti dhe odat ekonomike diskutojnë masat për mbështetjen e rimëkëmbjes së

ekonomisë

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti ka takuar kryetarin e Odës

Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi dhe drejtorin ekzekutiv të Odës Ekonomike Amerikane, Arian Zeka.

Ky takim është mbajtur në kuadër të takimeve të rregullta, të cilat Guvernatori Mehmeti i ka mbajtur me

akterët me qëllim të diskutimit të zhvillimeve ekonomike gjatë dhe pas pandemisë.

Guvernatori Mehmeti i njoftoi përfaqësuesit e odave lidhur me zhvillimet e fundit në sektorin financiar

dhe planeve të mëtejme të BQK-së për të ndihmuar rimëkëmbjen e ekonomisë. BQK-ja mbetet e

përkushtuar të kontribuojë në lehtësimin e mëtejmë të qasjes në financa përmes rolit të saj si

rregullator dhe mbikëqyrës i sistemit financiar.

Nga ana tjetër, përfaqësuesit e odave paraqitën pikëpamjet e tyre për ekonominë e vendit, si dhe për

masat mbështetëse që duhet të ndërmerren për ta tejkaluar këtë gjendje me sa më pak pasoja për

ekonominë dhe për t’i dhënë një shtytje më të madhe zhvillimit ekonomik të vendit.

Petrol Company në muajin e shenjtë të Ramazanit, dhuron pako ushqimore per familjet nevojtare në qytetin e Vitisë

Të tjera