[wp-story]

Lajme

Oda e Mjekëve kundërshton përgjysmimin e shtesave për mjekët

Oda e Mjekëve kundërshton përgjysmimin e shtesave për mjekët
17:07 | 21 Prill 2021

Qeveria ka marrë vendim për t’u ndarë 150 euro shtesë për mjek dhe 100 euro për stafin mbështetës, për muajt prill dhe maj, shkruan Front Online.

Front Online ka kontaktuar kryetarin e Odës së Mjekëve se cili është qëndrimi i tyre ndaj këtij vendimi.

Ai e ka mirëpritur këtë vendim, por e ka quajtur të paarsyeshme uljen e shtesave nga 300 sa i kanë marrë mjekët në 150 euro.

“Me të thënë të drejtën nuk kemi diçka zyrtare, por nëse është bërë ajo është bërë gabim sepse nuk ka ndonjë arsye të fortë”, ka thënë ai për Front Online.

“Petrol Company” në natën e “Kurban Bajramit” e bën me shtëpi të re familjen nga Skenderaj

Të tjera