×
  • Lajme
  • Lajme

    Oda e Mjekëve dënon sulmin ndaj punonjësve shëndetësorë

    FrontOnline
    09 Janar 2021

    Oda e Mjekëve të Kosovës thotë se ka pranuar me shqetësim, indinjatë dhe zhgënjim lajmin e sulmit ndaj kolegut Dr. V.K., anesteziolog kujdestar në Mjekim Intenziv, të Klinikës Infektive.P astaj, është sulmuar motra e repartit (reparti E), nga e njëjta palë, ku gjatë kësaj kohe, anesteziologu përgjegjës për Mjekim Intenziv, në Klinikën Infektive ka qenë duke reanimuar pacientin.

    Oda e Mjekëve të Kosovës shprehë indinjatën e thellë për joefikasitetin e sistemit gjyqësor dhe të ndjekjes penale, që të krijojë praktikë të tillë me të cilën do të bënin të qartë për secilin qytetar se sulmet fizike ndaj personave zyrtarë, përfshirë këtu edhe mjekët, janë veprime kriminale për të cilat shqiptohen sanksionet më të rënda të mundshme të parapara me ligjin penal për secilën vepër veç e veç.

    Veprimet kriminale që përbëjnë sulm fizik ndaj mjekut në vendin e punës duhet kualifikuar si vepër penale e sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës. Kjo hedh fajësinë edhe mbi institucionet shëndetësore të cilat duhet të sigurojnë personelin e vet në vendin e vet të punës.

    OMK-ja thotë se do të angazhohet maksimalisht për të sensibilizuar opinionin dhe institucionet publike të Republikës së Kosovës, për nevojën e trajtimit serioz lidhur me sigurinë e mjekëve në vendin e tyre të punës dhe mbrojtjes së dinjitetit profesional të mjekut në shoqëri.

    Kurtishaj: Presim që Shqipëria do të jetë top destinacion turistik edhe për 2023, jo veç për patriotizëm
    Nga Rubrika
    Lajme23 Prill 2024
    Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Ferizaj, pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore për një periudhë kohore, njofton se ka...
    Lajme23 Prill 2024
    Deputeti i Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci, është shprehur optimist se Kosova do të kalojë në Këshillin e Ministrave dhe se dërgimi i draft-statutit...
    Lajme23 Prill 2024
    Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani tha se Kosova nuk kundërshton zbatimin e detyrimeve të veta, por kërkon një marrëveshje të...
    Të tjera
    Lajme23 Prill 2024
    Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka njoftuar se ka inicuar rast në drejtim të veprës penale “ngacmimi seksual” ndaj profesorit të Universitetit të...
    Lajme23 Prill 2024
    Nga Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsioni për FrontOnline është deklaruar deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa, lidhur me raportin e DASHI-it....
    Bota/Rajoni23 Prill 2024
    Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg, ka siguruar se nuk ka aspak plane për të zgjeruar programin e përbashkët të sigurisë...
    Bota/Rajoni23 Prill 2024
    Në Serbi po qëndron për një vizitë Drejtori për Ballkanin Perëndimor në Ministrinë e Jashtme të Gjermanisë, Michael Reiffenstuel. Në kuadër të...
    Lajme23 Prill 2024
    Lutfi Haziri, nënkryetari i LDK-së në një prononcim për Front Online ka folur lidhur me raportin e DASH-it, ku thuhet se Kosova...
    Vip23 Prill 2024
    Vittoria Ceretti dukej sensacionale në një sërë fotografish nga arratisja e saj ekzotike të hënën. Modelja italiane, 25 vjeçe, e cila është...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.