×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Oda Amerikane e Tregtisë në Beograd: Hill përkrah iniciativat si “Open Balkan’

    FrontOnline
    17 Maj 2022

    Oda Amerikane e Tregtisë në Serbi përmes një komunikate për media ka njoftuar për një organizim ku ka marrë pjesë edhe ambasadori amerikan, Christopher Hill, e ku është biseduar për zhvillimin ekonomik me biznesmenë të ndryshëm.

    Siç thuhet në njoftimin e Odës Amerikane të Tregtisë në Serbi, drejtuesi i kësaj organizate, Stefan Lazareviq dhe ambasadori Hill kanë thënë se “SHBA-të do të vazhdojnë të mbështesin qeverinë e Serbisë në të gjitha proceset e rëndësishme reformuese që përmirësojnë edhe më tej mjedisin për biznes”, shkruan N1 transmetona Gazeta Express.

    Sic kanë theksuar në njoftim nga Oda Amerikane e Tregtisë, Hill ka folur për investimet amerikane në Serbi.

    “Serbia është kthyer në një destinacion kyç investimi në Evropë. Kompanitë amerikane kanë investuar më shumë se katër miliardë dollarë në Serbi dhe punësojnë më shumë se 20,000 punëtorë. Ka potencial të madh për rritje të mëtejshme”, citohet të ketë thënë Hill.

    Në komunikatën e OAT-së në Serbi kanë thënë se Lazareviq dhe Hill kanë dhënë përkrahje për bashkëpunimin ekonomik rajonal përmes nismave si “Ballkani i Hapur” që “ synon reduktimin e barrierave për tregtinë dhe udhëtimin midis vendeve në rajon”.

    KEDS zë 156 persona duke e vjedhur energjinë elektrike për një javë
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni16 Prill 2024
    Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani, e ka uruar Kosovën për kalimin e hapit të parafundit për anëtarësim në Këshillin e...
    Bota/Rajoni16 Prill 2024
    Biljana Pantiq-Pilja, deputetja e Serbisë në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, ka kundërshtuar raportimin që ka e bërë sot në seancë Dora Bakoyannis,...
    Bota/Rajoni16 Prill 2024
    Një zëdhënëse e kryeministrit Rishi Sunak thotë se ai ende nuk ka folur me homologun e tij izraelit, Benjamin Netanyahu, pavarësisht se...
    Të tjera
    Lajme16 Prill 2024
    Asambleja Parlamentare ka votuar PRO me shumicë votash që Kosova të avancojë edhe më tej drejt anëtarësimit në Këshillin e Europës. Për...
    Lajme16 Prill 2024
    Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri që është pjesë e delegacionit të Kosovës në Këshillin e Evropës ka...
    Lajme16 Prill 2024
    Asambleja Parlamentare ka votuar PRO me shumicë votash që Kosova të avancojë edhe më tej drejt anëtarësimit në Këshillin e Europës. Paraprakisht,...
    Lifestyle16 Prill 2024
    Shumë vite më parë njerëzit i shmangnin domatet sepse kishin frikë t’i hanin. Megjithatë, sot vlerësohet se prodhohen 1.5 miliardë ton domate...
    Opinione16 Prill 2024
    Nga Shlomo Ben-Ami: E ndodhur përballë kërcënimit të një fitoreje ruse në Ukrainë, Evropa duhet të vendosë se si të përballet me...
    Lajme16 Prill 2024
    Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë shpall konkurs për pranimin e 21 inspektorëve të rinj. Shpalljen e ka publikuar ministria në profilin...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.