×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    OBSH ngre alarmin: Mund të kemi “stuhi” të rasteve të reja me Covid-19

    FrontOnline
    29 Prill 2021

    Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) paralajmëroi vendet evropiane se lehtësimi i masave kundër përhapjes së koronavirusit mund të shkaktojë një “stuhi” të rasteve të reja me COVID-19, siç po ndodhë në Indi.Situata e rëndë epidemiologjike në Indi sipas ekspertëve është rezultat edhe i tubimeve masive.

    Kreu i OBSH-së për Evropën, Hans Kluge, u tha gazetarëve të enjten se vendet nuk duhet të bëjnë gabim duke relaksuar kufizimet shumë shpejt.

    “Kur masat mbrojtëse relaksohen, pastaj ka tubime masive, dhe kur ekzistojnë variantet më ngjitëse të virusit në kohën kur shkalla e vaksinimit është ende e ulët, atëherë kjo mund të krijojë një stuhi në çdo vend”, tha Kluge.“Është shumë e rëndësishme të kuptohet se situata në Indi mund të ndodhë kudo”, shtoi ai, shkruan Rel.

    I ashtuquajturi variant indian i koronavirusit – ose B.1.617 – është duke përfshirë gjithë Indinë, por OBSH-ja ende nuk e ka konfirmuar nëse është më i transmetueshëm apo më vdekjeprurës sesa llojet e tjera të virusit.

    Ekspertët kanë thënë se tubimet e mëdha në ndeshjet sportive ose dasmat, janë pjesërisht shkaktare për shpërthimin e rasteve me koronavirus.Kluge tha se procesi i imunizimit është në rritje në rajonin evropian, dhe llogaritet se shtatë për qind e popullsisë tani është plotësisht e vaksinuar.I ashtuquajturi variant indian i koronavirusit – ose B.1.617 – është duke përfshirë gjithë Indinë, por OBSH-ja ende nuk e ka konfirmuar nëse është më i transmetueshëm apo më vdekjeprurës sesa llojet e tjera të virusit.Ekspertët kanë thënë se tubimet e mëdha në ndeshjet sportive ose dasmat, janë pjesërisht shkaktare për shpërthimin e rasteve me koronavirus. Kluge tha se procesi i imunizimit është në rritje në rajonin evropian, dhe llogaritet se shtatë për qind e popullsisë tani është plotësisht e vaksinuar./Ballkanweb/

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni23 Janar 2025
    Serbia ka dëbuar 13 shtetas të huaj, të cilët po merrnin pjesë në punëtori për organizatat joqeveritare nga nëntë shtete të ndryshme....
    Bota/Rajoni23 Janar 2025
    Dy shtetas të Shqipërisë, pjesëtarë të shoqërisë civile që po merrnin pjesë në një seminar në Beograd, janë ndaluar dhe larguar nga...
    Bota/Rajoni23 Janar 2025
    Mungesa e banesave dhe qiratë e larta nuk janë një fenomen i ri në Zvicër. Por studimet e reja zbulojnë pjesët e...
    Të tjera
    Sport23 Janar 2025
    Ka përfunduar pjesa e parë e përballjes mes Trepçës dhe Prishtinës në basketboll në javën e tetë të AlbiMall Superligës. Mysafirët nga...
    Sport23 Janar 2025
    Prishtina e ka mposhtur minimalisht Trepçën në xhiron e 18-të të Superligës së Kosovës në basketboll. Kryeqytetasit triumfuan me rezultat 88:86 ndaj...
    Lajme23 Janar 2025
    Nxënësit nuk përfunduan mësimin, por politikanët nisën fushatën në shkollë. Brenda institucionit arsimor në Gjilan, Lëvizja Vetëvendosje, grave që i pret në...
    Bota/Rajoni23 Janar 2025
    Serbia ka dëbuar 13 shtetas të huaj, të cilët po merrnin pjesë në punëtori për organizatat joqeveritare nga nëntë shtete të ndryshme....
    Lajme23 Janar 2025
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka takuar të Ngarkuarën me Punë të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu...
    Zgjedhjet 202523 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Hajdar Beqa, ka zhvilluar takime të ngrohta dhe përzemerta me miq, anëtarë dhe...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.