×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    OBSh “jashtëzakonisht e shqetësuar” për përhapjen e sëmundjeve në Gaza

    FrontOnline
    17 Nëntor 2023

    Organizata Botërore e Shëndetësisë ka thënë se është “jashtëzakonisht e shqetësuar” për përhapjen e sëmundjeve në Gaza, me ardhjen e dimrit që do të përkeqësojë kushtet.

    Tashmë ka më shumë se 70 mijë raste të infeksionit akut të frymëmarrjes, tha Richard Peeperkorn, përfaqësuesi i saj në territorin e pushtuar palestinez.

    Janë regjistruar 44 mijë raste të tjera të diarresë por shifrat thuhet se janë dukshëm më të larta se sa pritej, raporton Sky News, transmeton Klankosova.tv.

    Javët e bombardimeve izraelite në Gaza kanë bërë që banorët në territorin e dendur të populluar të grumbullohen në strehimore ku ka pak akses në ushqim dhe ujë të pastër.

    Shefi i Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut paralajmëroi dje se shpërthimi i sëmundjeve dhe urisë dukej “i pashmangshëm”.

    Ndërkohë, Human Rights Watch tha se mungesa e aksesit në ujë të pastër do të thotë se sëmundjet infektive që vijnë nga uji, si kolera dhe tifoja, së shpejti do të fillojnë të përhapen.

    Grupi me bazë në Nju Jork i bëri thirrje Izraelit që menjëherë t’i japë fund bllokadës së Gazës.

    Një sasi e kufizuar uji hyn në Gaza përmes Izraelit dhe Egjiptit, por shumica e njerëzve pinë nga furnizimi lokal me ujë, 96 për qind e të cilit është “i papërshtatshëm për konsum njerëzor”, sipas OKB-së.

    Ushtria izraelite po kërkon të shkatërrojë Hamasin pas sulmeve vdekjeprurëse të 7 tetorit në Izrael.

    1 abonim, 3 paisje, 240 kanale shqip – NimiTV në gjithë Evropën për vetëm 99.90€ për 12 muaj
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni09 Dhjetor 2023
    Kryetari aktual i Kuvendit, Talat Xhaferi, pritet të jetë kryeministri i ardhshëm i Maqedonisë së Veriut duke shënuar kështu historinë si kryeministri...
    Bota/Rajoni09 Dhjetor 2023
    Kryeministri Edi Rama përmes një reagimi në rrjetet sociale përshëndeti mbrëmjen e sotme kongresin e SDP që po zhvillohet në Berlin. Ndërsa...
    Bota/Rajoni09 Dhjetor 2023
    Edhe Vladimir Radivojeviq i njohur si  “Mami” është në Listën e Interpolit së bashku me Milan Radoiçiqi dhe disa të tjerë në...
    Të tjera
    Lajme09 Dhjetor 2023
    Është publikuar edhe videoja e momentin kur Granit Plava hyn në restorantin ku po darkonte Naim Murseli, Liridona Ademaj dhe dy fëmijët...
    Lajme09 Dhjetor 2023
    Janë publikuar video ku shihet momenti kur Naim Murseli dhe Liridona Ademaj hyjnë në një restorant natën ku ajo u vra. Video...
    Lajme09 Dhjetor 2023
    Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli ka reaguar edhe një herë lidhur me vrasjen e Liridona Ademajt. Ai ka thënë...
    Sport09 Dhjetor 2023
    Milani po përgatitet të shesë Rade Kruniç në janar dhe ka vendosur një çmim në mes të interesit nga Fenerbahçe dhe Olympique...
    Lajme09 Dhjetor 2023
    Bashkimi Evropian e ka mirëpritur nënshkrimin e sotëm të kontratës komerciale ndërmjet kompanisë energjetike të Kosovës KEDS dhe kompanisë, Elektrosever. BE-ja me...
    Lajme09 Dhjetor 2023
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, në vazhdën e takimeve me degë, ka takuar sot strukturën e asaj...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.