×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    OAK organizon tryezë me ministrin Peci: Eksporti i produkteve bujqësore është rritur për 94%

    FrontOnline
    09 Korrik 2024

    Oda Amerikane në Kosovë ka organizuar tryezë me ministrin e Bujqësisë, Faton Pecin, ku u fol për potencialet ekonomike të sektorit të bujqësisë, krahas krijimit të vlerës së shtuar përmes ndërlidhjes me të mirë dhe forcimit të kapaciteteve përpunuese.

    Gjatë këtij diskutimi, Peci tha se objektivi primar i ministrisë së Bujqësisë është zhvillimi i bujqësisë së qëndrueshme.

    “Ministri Peci theksoi rëndësinë e krahasimit të të dhënave dhe statistikave lidhur me prodhimin dhe importin e produkteve të ndryshme, të cilat janë përdorur për rifokusimin e subvencioneve dhe mbështetjen e kulturave me arsyeshmëri më të madhe ekonomike. Ai tha se si rezultat i masave të ndryshme të ndërmarra, për herë të parë është siguruar prodhimi primar i grurit për nevojat e brendshme të Kosovës”.

    “Ministri diskutoi për mbështetjen për kultivuesit e produkteve parësore, përfshirë pemët dhe perimet, të cilat nuk kishin pasur fokus të mjaftueshëm në vitet e kaluara. Ai përshkroi gjithashtu planet për integrim më të mirë me industrinë e përpunimit të ushqimit, duke elaboruar mbështetjen për sektorin e blegtorisë, duke synuar rritjen e fondit blegtoral dhe përmbushjen më të mirë të kërkesave lokale”, thuhet në njoftimin e OAK.

    Gjithashtu u bë e ditur se është rritur eksporti i produkteve bujqësore për 94 për qind, e po ashtu u tha se ministria e Bujqësisë po punon paralelisht në disa aspekte të ndryshme ligjore, përfshirë edhe Projektligjin për Kooperativat Bujqësore.

    Punimet në rrjet, KEDS njofton për vendet që s’do të kenë rrymë
    Nga Rubrika
    Lajme13 Korrik 2024
    Ministria e Infrastrukturës, Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ka bërë të ditur se ka marrë masa idhur me qarkullimin e automjeteve në vend...
    Lajme13 Korrik 2024
    Kryetari aktual i Bujanocit, Nagip Arifi edhe pas mbajtës së zgjedhjeve të 3 qershorit, thotë se nuk janë mundësitë që shqiptarëve t’iu...
    Lajme13 Korrik 2024
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, vizitoi për ngushëllime sot familjen Dehari në fshatin Sllupçan të Kumanovës. I shoqëruar nga ministra...
    Të tjera
    Lajme13 Korrik 2024
    Fituesi i zgjedhjeve në Bujanoc, Arbër Pajaziti, thotë për Front Online se janë partitë serbe ato që vendosin për kryetarin e ri të Komunës,...
    Kronika13 Korrik 2024
    Në Llapnasellë janë arrestuar pronarët e një auto-servisi dje pasi dyshohet se e kishin thyer veturën e një personi pas një mosmarrëveshjeje....
    Lajme13 Korrik 2024
    Policia e Kosovës ka identifikuar të dyshuarit për therjen me thikë mbrëmë në Pejë. Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me...
    Kronika13 Korrik 2024
    Një person është arrestuar dje në Prishtinë për shkak se e kishte kanosur me thikë vëllanë e tij. Në raportin 24-orësh të...
    Vip13 Korrik 2024
    Kylie Jenner, e cila do të mbushë 27 vjeç më 10 gusht, ndau lansimin e saj të fundit për linjën e saj...
    Sport13 Korrik 2024
    Anglia do të synojë të bëjë edhe më shumë histori të dielën, kur do të ballafaqohet me Spanjën në finale të Kampionatit...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.