×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    OAK kërkon publikimin e statistikave nga ASK

    FrontOnline
    08 Qershor 2021

    Oda e Afarizmit të Kosovës ka kërkuar nga Agjencia e Statistikave që të bëjë publikimin e statistikave me Anketën e Fuqisë Punëtorë në vend.

    Sipas OAK-së, mospublikimi i statistikave në kohë për gjendjen reale në vend po vështirëson  çasjen dhe vlerësimin e gjendjes. Për këtë arsye Oda e Afarizimit të Kosovës (OAK) kërkon nga Agjencia e Statistikave të Kosovës  që publikimi i raporteve për vlerësimin e gjendjes në vend të bëhet në kohë reale  dhe pa vonesa. Në të kundërtën mungesa e informacioneve për statistikat  në kohë reale po vështirëson punën e bizneseve, qytetarëve dhe institucioneve.

    “Aktualisht, nuk janë ende të publikuara statistikat e Anketës së Fuqisë Punëtore për TM4-2020, përderisa në vitin 2020, statistikat e TM4 për vitin 2019 janë publikuar më 19 mars 2020, kurse tani jemi në muajin qershor dhe të dhëna të tilla janë ende të padisponueshme”, thuhet në reagimin e Odës së Afarizmit të Kosovës.

    Gjithashtu ka pasur vonesa në publikimin e statistikave për tremujorin dytë dhe të tretë të vitit të kaluar dhe vetëm pas përfundimit të zgjedhjeve, këto raporte mbrenda një jave janë publikuar.

    “Ne si Odë e Afarizmit të Kosovës (OAK), kërkojmë që mos të ketë vonesat të tilla në publikim të raporteve, pasi të njëjtat po vështirësojnë punën e bizneseve, qytetarëve dhe vetë institucioneve si dhe vlerësimi i gjendjes reale në vend po është pothuajse i pamundshëm”, thuhet më tutje në reagim.

    Sipas OAK-së, vonesa të tilla nuk kanë pasur vendet e rajonit përfshirë këtu Shqipërinë dhe Maqedoninë, as gjatë kohës së ballafaqimit me pandeminë kur vlerësimi i gjendjes dhe grumbullimi i të dhënave përbënte problem në vete për shkak të masave restriktive të vendosura për mbrojtje nga Covid-19 në gjithë botën./FrontOnline

    Edoni i shokuar teksa Lugati i tregon diçka për Artanin
    Nga Rubrika
    Lajme25 Prill 2024
    Kuvendi e ka miratuar në lexim të parë ndryshimin e Projektligjit për zyrtarët publikë. 61 deputetë kanë votuar pro këtij projektligji. Projektligji...
    Lajme25 Prill 2024
    Komunës së Skenderajt është duke vazhduar t’i përkrahë bujqitme mekanizëm bujqësor, me qëllim të zhvillimit të bujqësisë e rrjedhimisht edhe zhvillimit ekonomik....
    Lajme25 Prill 2024
    13 marrëveshje ndërkombëtare kanë dështuar sërish të votohen në Kuvendin e Kosovës, në seancën e sotme plenare. Të njëjtat nuk u hodhën...
    Të tjera
    Lajme25 Prill 2024
    Kryeministri Albin Kurti pati sot një mëngjes pune në Fondacionin Bertelsmann me, siç tha, personalitete të rëndësishme e studiues, në mesin e...
    Lajme25 Prill 2024
    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka akuzuar mazhorancën në Kuvend se po manipulon me votat e deputetëve. Në seancën...
    Lajme25 Prill 2024
    Ministri i Shëndetësi Arben Vitia i është përgjigjur pyetje të deputetëve në seancën e Kuvendit të Kosovës. Ministria Vitia ka thënë se...
    Lajme25 Prill 2024
    Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi, Raporti i Freedom House për Kosovën e dëshmon zërin opozitarë se kjo Qeveria Kurti...
    Sport25 Prill 2024
    Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta ndihet i lumtur që kanë arritur marrëveshje me trajnerin Xavi për të vazhduar qëndrimin e këtij të...
    Sport25 Prill 2024
    Carlo Ancelotti ka dhënë lajme të mira për portierin Thibaut Courtois. Trajneri italian konfirmon se shërimi i portierit belg po shkon mjaft...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.