×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    OAK kërkon përkrahje për prodhuesit vendor

    FrontOnline
    14 Korrik 2020

    Mundësitë e bashkëpunimit për tejkalimin e gjendjes aktuale dhe vështirësive të shkaktuara si pasojë e pandemisë, përkrahja e prodhuesve vendor, rëndësia e diskutimit paraprak të pakos së rimëkëmbjes me komunitetin e biznesit dhe specifikat që përmbanë për përkrahje të tyre, e sfidat me të cilat po përballen prodhuesit vendor me rrjetet e marketeve ishin arsyeja e takimit të përfaqësuesve të Odës së Afarizmit të Kosovës dhe bizneseve me Ministrin e Tregtisë dhe Industrisë Vesel Krasniqi.

    Në këtë takim u shpalosën shqetësimet e bizneseve, rëndësia e mbështetjes së tyre të cilat janë dëmtuar nga pandemia dhe rëndësia që të përkrahen prodhuesit vendor çoftë nëpërmjet ofertave apo lirimit të plotë të lëndës së parë si për furnizime brenda ashtu edhe jashtë vendit. Po ashtu nga OAK u kërkua që të trajtohen me prioritet kërkesat e rreth 30 bizneseve të cilat kanë aplikuar për statusin e investitorit strategjik e të cilat janë në pritje për shqyrtim tash e disa vite.

    Gezim Selimi nga Industria e Mishit Calabria theksoi sfidat me të cilat përballen si biznes prodhes në raport me rrjetet e marketeve duke përfshirë mosrespektimin e afatit të pagesave, pagesat që duhet të paguajnë për hapësira dhe pozicione, saldo vjetore, rabatet dhe produktet dhuratë me rastin e hapjes së pikave të reja paraqesin një kosto shtesë që po rëndon bizneset dhe prodhimet vendore.

    Kurse Afërdita Gashi nga MC Unit theksoi vështirësitë e bizneseve përgjatë pandemisë dhe mungesën e përkrahjes nga ana e shtetit e sidomos tek bizneset ku udhëheqin gratë.

    Gjatë këtij takimi u kërkua që të subvencionohet prodhimi vendor me 10%, të krijohen politika mbrojtëse e tek tenderimet publike përparësi të iu ipet prodhimeve vendore.

    Ministri Krasniqi ritheksoi se do të jetë gjithherë përkrahës i bizneseve pasi që nga këto varet edhe zhvillimi ekonomik i vendit. Në fund, ministri Krasniqi e falënderoi Odën e Afarizmit për aktivitetin e pandalshëm në kreativitetin e përfaqësimit të bizneseve.

    Nga Rubrika
    Ekonomi26 Prill 2025
    Po bëhen gati 3 muaj nga mbajtja e zgjedhjeve të fundit parlamentare, por Kosova ende nuk e ka Qeverinë e re. Partia...
    Ekonomi19 Prill 2025
    Përdoruesit e Binance tani mund të blejnë kriptovaluta përmes Apple Pay dhe Google Pay. Binance, lider global në ekosistemin e blockchain-it dhe...
    Ekonomi18 Prill 2025
    Pronar biznesesh në Kosovë kanë alarmuar se çmimet e produkteve mund të shënojnë ngritje deri në 30% më shumë si shkak i...
    Të tjera
    Bota/Rajoni26 Prill 2025
    Të paktën 516 njerëz janë lënduar si pasojë e një shpërthimi të fuqishëm në qytetin port të Iranit, Bandar Abbas, të shtunën,...
    Lajme26 Prill 2025
    Në kuadër të WO-MEN Power Summit, që u mbajt në Tiranë, Enver Hoxhaj ishte pjesë e panelit diskutues ku trajtoi rolin e...
    Lajme26 Prill 2025
    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në të cilën shihen Policët e Kosovës duke shqiptuar gjoba për shoferët që...
    Bota/Rajoni26 Prill 2025
    Kardinalët qëndrojnë në rreshta në funeralin e Papës. Ata janë të veshur me pelerinë të kuqe dhe një kapele në kokë. Sipas...
    Sport26 Prill 2025
    Kanë mbetur edhe pak orë pra fillimit të finales së Kupës së Mbretit ndërmjet Barcelonës dhe Real Madridit. Atmosfera pritet të jetë...
    Bota/Rajoni26 Prill 2025
    Me lutje, e me bekime iu dha lamtumira e fundit Papa Françeskut. E për ta përcjellë Papa Françeskun në vendin e prehjes,...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.