×
  • Lajme
  • Lajme

    OAK kërkon nga Ministria e Drejtësisë krijimin e Gjykatës Komerciale

    FrontOnline
    26 Prill 2021

    Gjykata komerciale dhe rritja e efikasitetit të gjyqësorit ishin disa ndër temat kryesore në takimin e realizuar ndërmjet përfaqësuesve të Odës së Afarizmit të Kosovës (OAK) dhe Zëvendësministrit të Drejtësisë, Blerim Sallahu.

    Kryetari i bordit të Odës së Afarizmit të Kosovës (OAK), Skënder Krasniqi, përgëzoi Zëvendësministrin Sallahu për pozitën, me bindjen që përmes bashkëpunimit të ndërsjellët do të trajtohen dhe zgjidhen çështjet me interes për komunitetin e biznesit.

    Ndër të tjera u theksua që kërkesë urgjente e bizneseve është krijimi i Gjykatës Komerciale, për të cilën duhet që fillimisht duhet të merren parasysh rekomandimet e bizneseve e pastaj të kalojë në Kuvend për miratim, sepse vonesat e trajtimit të lëndëve me të cilat aktualisht po përballen bizneset përveç që po shkatërrojnë bizneset aktuale, gjithashtu po largojnë edhe investitorët e huaj.

    Krasniqi tutje shtoi që është mëse e nevojshme të krijohet një komisioni profesional brenda Kuvendit të Kosovës, i cili do të kujdeset për harmonizimin e draft ligjeve para votimit në Kuvend.

    Ndërsa Sekretari i bordit të OAK-së, Diamant Elshani kërkoi që të rritet efikasiteti i gjyqësorit, ashtu që lëndët ekonomike të trajtohen me prioritet, e gjithashtu të rritet numri i gjyqtarëve të specializuar dhe të rritet efikasiteti i përmbaruesve.

    Zëvendësministri Sallahu përgëzoi OAK-in për punën e realizuar, duke shtuar që janë të hapur për bashkëpunim, me theks të veçantë tek krijimi i Gjykatës Komerciale, pasi që ky aktualisht është një ndër prioritetet e Ministrisë së Drejtësisë.

    Nga Rubrika
    Lajme23 Janar 2025
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka takuar të Ngarkuarën me Punë të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu...
    Lajme23 Janar 2025
    Britmat e fëmijëve të frikësuar e thirrjet “largohuni”, nuk po e ndalin eskortën e Albin Kurtit. Tetë xhipa të zinj të kryeministrit...
    Lajme23 Janar 2025
    Albin Kurti “solli marrëdhëniet Kosovë-ShBA në nivel të ulët”, ka shkruar Emisari Presidencial për Misione të Posaçme, Richard Grenell. Kështu shkroi ai...
    Të tjera
    Bota/Rajoni23 Janar 2025
    Kroacia u ka bërë thirrje qytetarëve të vet që të shtyjnë të gjitha udhëtimet jo esenciale për në Serbi për shkak të...
    Bota/Rajoni23 Janar 2025
    Një aksident ka ndodhur sonte në Tiranë, ku një 52-vjeçar ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit duke dalur kështu nga rruga....
    Vip23 Janar 2025
    Tre muaj pasi do të kryhet Big Brother dhe fillojnë të harrohen sendet për çfarë do të të mbajnë mend njerëzit?”, ishte...
    Vip23 Janar 2025
    Xheneta dhe Vullneti kanë diskutuar për finalen e madhe të ditës së nesërme të Big Brother VIP Kosova 3. Të dy diskutonin...
    Sport23 Janar 2025
    Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, teorikisht duhej të ishte me humor të mirë pasi skuadra e tij shkatërroi RB Salzburgun në...
    Lajme23 Janar 2025
    Albin Kurti “solli marrëdhëniet Kosovë-ShBA në nivel të ulët”, ka shkruar Emisari Presidencial për Misione të Posaçme, Richard Grenell. Kështu shkroi ai...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.