×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    OAK kërkon mbështetje dhe përfshirje të komunitetit të biznesit në grupet punuese

    FrontOnline
    19 Qershor 2020

    Koordinimi më i madh mes bizneseve dhe deputetëve si dhe rritja e bashkëpunimit me qëllim të iniciativave të përbashkëta ligjore e ndryshim plotësimit të atyre që kanë mbetur në procedurë ishte qëllimi i takimit të përfaqësuesve të OAK-së me shefin e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendojse (LVV) Rexhep Selimi dhe deputetet Mimoza Kusari e Arberesha Kryeziu.

    Gjatë këtij takimi u shpalosën iniciativat për të cilat OAK është duke lobuar tash e një kohë dhe rekomandimet të cilat ka përcjellur tek institucionet relevante me qëllim të përmirësimit të infrastrukturës ligjore dhe krijimin e kushteve më të mira të të bërit biznes në vend, në mënyrë që të përkrahen bizneset dhe rriten investimet.

    Theks i veçantë iu kushtua kontributit të odës me qëllim që të kemi një Ligj më të mirë të Punës dhe rregullimit të çështjes së Pushimit të Lehonisë, mungesës së Ligjit për Tregti të Brendshme, funksionalizimi i të cilit do të kontribuonte në masë të madhe në rregullimin e tregut të brendshëm, Ligji për Investime Strategjike, rëndësia e aftësimit profesional në koordinim me nevojat e tregut të punës, e çështja e pamundësisë së eksportit të produkteve me origjinë shtazore.

    Gjithashtu, u theksua rëndësia e përfshirjes së komunitetit të biznesit në grupe punuese si grup interesi në mënyrë që bashkarisht të diskutohen të gjitha idetë, efektet dhe kundërefektet qysh në fazat e hershme të inicimit të ligjeve apo ndryshim/plotësimit të tyre.

    Shefi i grupit të LVV Rexhep Selimi falënderoi përfaqësuesit e OAK-së për takimin konstruktiv dhe ndarjen e ideve praktike për çështjet me interes të përbashket, duke theksuar që janë të interesuar si grup që të inicojnë nisma legjislative duke bashkëpunuar ngushtë edhe me odat e biznesit. Selimi shtoi që grupi të cilin përfaqëson është i gatshëm për të punuar së bashku në krijimin dhe përmirësimin e infrastrukturës ligjore dhe ekonomike të vendit.

    Kurse Deputetja Mimoza Kusari shprehu gatishmëri për bashkëpunim të ndërsjelltë në komisionet parlamentare dhe grupet punuese ku ajo bënë pjesë, për koordinim reciprok rreth shkëmbimit të ideve lidhur me nismat e caktuara nga ato komisione.

    Ndërsa Deputetja Arberesha Kryeziu falënderoi OAK-në për çështjet e ngritura dhe theksoi që shumë prej tyre janë edhe prioritete të këtij grupi parlamentar.

    Në këtë takim OAK u përfaqësua nga: Skënder Krasniqi – kryetar i bordit, Diamant Elshani – sekretar, Hasan Gigollaj anëtar i bordit dhe Qendresa Ibrahimi – koordinatore.

    Nga Rubrika
    Lajme12 Korrik 2025
    I plagosuri në Vushtrri ka marrë lëndime serioze nga arma e zjarrit. Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar mjeku kujdestar, Ejup Gorovri,...
    Lajme12 Korrik 2025
    Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, në rezidencën e ambasadorit amerikan në Kosovë ka zhvilluar një darkë pune me zyrtarin e lartë të...
    Lajme12 Korrik 2025
    “Nuk më shqitet nga sytë buzëqeshja e Werner Daum mbrëmë kur u ndamë në oborrin e hotelit”, shkruan Pedagogu i Universitetit Europian...
    Të tjera
    Lajme12 Korrik 2025
    Mot më i nxehtë po parashihet të mbretëroj në vend ditën e diel, me më shumë kthjellime, dhe maksimale deri në 32C....
    Lajme12 Korrik 2025
    Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për të Mitur, ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj caktimin e masës së paraburgimit prej 30...
    Bota/Rajoni12 Korrik 2025
    Sllovakia po kërkon të arrijë një marrëveshje me partnerët evropianë në lidhje me furnizimet me gaz rus deri të martën, në mënyrë...
    Lajme12 Korrik 2025
    Afati 30-ditor për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, i përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese, po kalon në një moment të ngërçit politik. Analistët...
    Lajme12 Korrik 2025
    Në këtë ndërtesë moderne, përuruar me bujë në vitin 2014 si simbol i fuqizimit të sistemit të drejtësisë në Kosovë,  mungon ajo...
    Lajme12 Korrik 2025
    Presidentja e vendit Vjosa Osmani, derisa po qëndron për vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka takuar zyrtarë të lartë...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.