Policia ka arrestuar një person pasi i njëjti ka nxitur dy të mitur të kryejnë vjedhje në shtëpitë e tyre.
Sipas policisë gjësendet e vjedhura janë shitur në lokacione të ndryshme, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Lagjja Dushkaja, Kaçanik, 21.09.2021 – 15:45. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti kishte shtyrë dy të mitur meshkuj kosovarë të kryejnë vjedhje në shtëpitë e tyre. Gjësendet e vjedhura janë shitur në lokacionin të ndryshme. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të PK-së.