×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Numri i sulmeve ndaj myslimanëve është rritur në Gjermani

    FrontOnline
    08 Shkurt 2021

    Numri i sulmeve ndaj myslimanëve dhe objekteve islamike në Gjermani është rritur vitin e kaluar, sipas të dhënave nga Ministria e Brendshme.

    “Vitin e kaluar, autoritetet regjistruan të paktën 901 sulme ndaj myslimanëve dhe objekteve islamike, një rritje prej dy për qind krahasuar me vitin 2019”, tha ministria e brendshme në përgjigje të një kërkese nga grupi parlamentar i Partisë së Majtë në Bundestag.

    Shumica e sulmeve, duke filluar nga sulmet verbale dhe fizike ndaj njerëzve me karakteristika myslimane si shamia tradicionale e kokës te mbishkrimet anti-islamike në xhami, përfshinin anëtarë të së djathtës radikale, transmeton Telegrafi.

    Gjatë sulmeve u plagosën 48 vetë, e cila, sipas të përditshmes Neue Osnabrücker Zeitung (NOZ), është një rritje e konsiderueshme krahasuar me vitin 2019 kur u plagosën 34 persona.

    “Ky është vetëm maja e ajsbergut. Shumica e sulmeve nuk raportohen nga ata që preken për shkak të turpit ose sepse shmangin kontaktet me autoritetet”, pohoi Ulla Jelpke, politikane e Partisë së Majtë.

    Ajo tha se rritja e numrit të sulmeve është shqetësuese, veçanërisht nëse merreshin parasysh masat e mbylljes dhe mundësia e lidhur e zvogëluar e kontakteve në hapësirën publike.

    Punimet në rrjet, KEDS njofton për vendet që s’do të kenë rrymë
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni23 Prill 2024
    Inspektorati Shtetëror i Tregut i rikujton të gjithë punëdhënësit se sipas vendimit të Qeverisë Teknike të Republikës së Maqedonisë së Veriut të...
    Bota/Rajoni23 Prill 2024
    Në Maqedoninë e Veriut sot ka nisur heshtja zgjedhore, para zgjedhjeve të nesërme, të shtata presidenciale. Heshtja përfundon më 24 prill në...
    Bota/Rajoni23 Prill 2024
    Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 63-vjeçar, pasi gjatë drejtimit të mjetit në autostradën Tiranë-Elbasan, ka përplasur për vdekje një...
    Të tjera
    Sport23 Prill 2024
    Bayern Munich ka zhvilluar bisedime me Ralf Rangnick, porsa i përket pozitës së trajnerit. Sipas Sky News, Rangnick dhe menaxheri i Brightonit...
    Lajme23 Prill 2024
    Politikani serb, Nikolla Sandulloviq, ka falënderuar presidenten e Kosovës për ngritjen e çështjes së atentatit ndaj tij në mbledhjen e OKB-së në...
    Lajme23 Prill 2024
    Deputeti ukrainas, Oleksiy Goncharenko, thotë se Kosova nuk mund të jetë “zonë gri” në Evropë. Sipas tij, Serbia duhet ta pranojë faktin...
    Lajme23 Prill 2024
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, kritikon kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, se me gabimet e tij, po favorizon...
    Front TV23 Prill 2024
    Një pjesë e fasadës së një ndërtese në rrugën “UÇK” në Prishtinë ka rënë në tokë duke rrezikuar qytetarët. Mirëpo fatmirësisht askush...
    Lajme23 Prill 2024
    Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla ka marrë vendim me të cilin ndalohet punësimi i familjarëve të afër me...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.